Saimir Tahiri denoncon «feudalët bastardë të Bulqizës»

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:07

Vdekja e minatorit Dilaver Koçi para tri ditësh është nga ato vdekje që do duhej të mbante të thithur vëmendjen e medias për ca kohë; një nga ato vdekje që do duhej të provokonte një debat. Mirëpo këtu tek ne i kushtuan veç një lajm telegrafik.

I vetmi që gjeti kohë për të ndaluar pakëz tek kjo ngjarje ishte deputeti Saimir Tahiri, në profilin e vet në facebook. Dhe e nis duke folur për djalin e Dilaverit: «Besmiri është jo më shumë se 20 vjeç. Është djali më i vogël i minatorit që humbi jetën dje 1000 metra nën tokë, të ndjerit Dilaver Koçi. Vetë Dilaveri kishte humbur një vëlla para disa vitesh, ndërkohë që vjet humbi dhe vëllain tjetër në një aksident. Besmiri nuk ka mbaruar ende gjimnazin, e tashmë i duhet të bëhet burrë më shumë, për të mbajtur nënën dhe motrat.»

Tahiri e sheh atë vdekje në një back-ground të caktuar socio-politik, dhe prandaj në këtë shënim në facebook denoncon dhe «feudalët bastardë që sot rrjepin lëkurën e një qyteti të tërë, për të pasuruar xhepat e tyre».

Re.Pu.
 

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Keto jane homazhe njerezore ! Si te gjithe shpirtnjerezoret. Opozita cfare bene ?! Pse tenton te na beje qaramane perballe nje pushteti pusht ?! Veprimi ku eshte ?!...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.