Kolec Topalli: Ndryshimet e propozuara nuk prekin themelet e shqipes

Postuar në 04 Korrik, 2012 04:45

Lajmi i parë që doli lidhur me diskutimet e Këshillit Ndërakademik për çështje të gjuhës shqipe ishte ai me titull “Ndryshime në gjuhë: ‘nënës e babës’ bëhet ‘nans e babs’”. Ka pasur një djallëzi në këtë lajm, pasi me anë të tij u dha ideja e propozimeve për ndryshime radikale në gjuhë e për një sulm të egër ndaj standardit. Nuk është fare kështu. Kolec Topalli, antar i këtij Këshilli, sqaron thelbin e propozimeve. E bën në Gazetën Shqiptare në një intervistë për Fatmira Nikollën. Këto propozime konsistojnë në heqjen e ‘ë’-së në një numër rastesh (jo gojëtar e anëtar, por gojtar e antar, fjala vjen), në zhvendosjen e ‘ë’-së në një numër rastesh të tjera (jo i lyrët, por i lyrtë, etj), dhe në shtimin e ‘ë’-së në ndonjë rast tjetër (jo hasm, por hasëm, etj), dhe të gjitha këto ndryshime propozohen në respekt të parimit fonologjik, të atij parimi që na jep mundësi në shqip t’i shkruajmë fjalët ashtu si i flasim.

Siç shihet, nuk janë ndryshime të forta. Përkundrazi. E prandaj, alarmi, të cilit i kanë fryrë gazetat, duket  i tepërt. Në këtë kuptim, s’merret vesh pse s’kanë folur deri më sot Koleci e kolegët e tij.

E.G.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Kujdes me germen 'e' ne perdorimin e saj, po keshtu dhe me 'c', pasi po i hoqem nga fjalet do te na behen me disa bashketingellore bashke, nuance sllave, dhe po e zevendesuam 'c' me 'q' i japim kolor si nenprodukt sllav. Specialistat te kene kujdes me perfundimet e tyre ne gjuhen shqipe, per te ruajtur vecanesite e tiparet dalluese nga gjuhet e tjera, sepse jo me kot ata qe krijuan alfabetin pershin disa germa te vecanta dhe e bene me 36 germa , ku nuk njoh ndonje gjuhe tjeter per kete sasi germash, e cila eshte shume favorizuese per ne shqiptaret si asimilues te cdo gjuhe te huaj me kollajllek...Kujdes...Nuk hiqen kollaj guret e themelit, pasi nuk dihet c'ndodh me lekundjen me te vogel...Si amator i fushes shkrova...

Submitted by Individi (not verified) on

Duhet te bejne dhe me shume ndryshime. Keto qe duan te bejne me duken shume llogjike sidoqofte.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Shume e drejte.Eshte problemi kryesor qe ka Shqiperia sot per sot.Ndryshimin e gjuhes letrare dhe redaktimin e gjithe librave te shkruar gjer me sot ne gjuhen e vjeter standarte.Riperkthimin e tyre ne Gegnisht.Te lumte o Sali Berisha,askush me pare nuk e ka percare dot Shqiperine aq sa po e percan zotrote.

Submitted by Nik (not verified) on

Ku e pe gjuhen e vjeter standarte ti o lab i trashe?  E di sa vjet ka qe eshte vendosur "standarti" nga kongresi i drejtshkrimit i mbledhur nga shoku enver me direktiva te qarta per synimet qe duhet te arrinte.

Shqipja nuk duhet te shkoje drejt gegnishtes por gegnishtja duhet te perfaqohet denjesisht ne gjuhen e shkruajtur, si nje dialekt qe e flasin me shume se 2/3 e shqiptareve.

Submitted by Saimir (not verified) on

Po pse more zotni PAUL shkruan me kaq urrejtje? Tuj shkru kshtu jo vetem qe del i ceket por edhe i panjerezishem. Shumekush mund te mos pajtohet me ju, por asnje nuk shkruan mr perbuzje per BIBLEN.

Submitted by Relapso (not verified) on

Jua kam thene nje here, nuk ia vlen te merremi me budallain e fshatit Paul. Boll i ka rene ne qafe Perendia!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Me bahet qefi qe ti Saimir je kundra urrejtjes si un. A e sheh se dolem ne te njajten pike?!?

Submitted by Saimir (not verified) on

Nuk jena ne te njejten pike pasi ju jeni i mbushur me urrejtje e njianshmeni qe eshte fare e qarte ne fjalet tuaja.

Submitted by geni (not verified) on

mjere Shqiperia cfare po heq nga topalle e popallet. Keta zorrot jane shume keq se ju duket edhe vetja te ditur edhe qytetare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.