"Espana, 2 – 0 al descanso" !

Postuar në 01 Korrik, 2012 14:46

"Spagna parte troppo forte, 2-0 al 41/mo, ma Italia non perde il coraggio e reagisce". Kështu shkruan agjensia ANSA për pjesën e parë të finales së madhe të Kievit Itali-Spanjë, pjesa e parë e së cilës sapo është mbyllur me rezultatin 2 me 0.

Kurse e përditshmja më e madhe spanjolle El Pais shkruan në sajtin e saj me gërma kapitale të pazakonta: "Espana, 2 – 0 al descanso" (Spanja shkon 2 me 0 në pushimin e pjesës së parë). Në minutën e 14 ka shënuar David Silva dhe pak minuta para përfundimit ka ardhur edhe goli i Jordi Alba (në foto momenti i golit).

Mbrojtësi italian  Chiellini ka lënë fushën e lojës i dëmtuar që në minutën e 20. Pique dhe Barzagli kanë marë kartona të verdhë. Në stadium në krahun e majtë dhe të djathtë të presidentit të UEFA-s, Platini, janë ulur kryeministri italian Mario Monti dhe princi Felipe di Spagna. Për pak minura nis pjesa e dytë… (A.N)

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>Dhe kishte nga ata qe thonin se Spagna nuk do fitonte se i kishte tashme dy trofe nga dy llojet e kampionateve e po ja qe i beri tre. Pepinot e mutit gjithnje ngaterrojne fatin me zotesine tani e kuptuan mire cdo te thote poshterim. Aty e kishin vendin qe ne fillim por si zakonisht me breke neper kembe kaluan fazen e pare dhe u hipi vetja ne qejf. Asta la victoria!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.