Me gjoksin jashtë kundër prezencës së Lukashenkos në tribunën VIP të finales së sotme Itali-Spanjë

Me gjoksin jashtë dhe me fytyrën e mbuluar me kapuçe-maska si agjentët e KGB (kështu quhen akoma shërbimet sekrete bjelloruse), duke rrahur në ajër shkopinj gome falsë, ndërsa njëra prej tyre imitonte mënyrën e të folurit dhe gjestet e presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko me grada, pantallona ushtarake dhe mustaqe.
Kështu feministet e grupit të njohur "Femen" (në foto) kanë protestuar përpara stadiumit të Kievit, menjëherë sapo është marrë vesh prezenca në tribunën VIP e liderit bjellorus, sonte në finalen e Euro 2012 mes Italisë dhe Spanjës, - njofton ANSA. Dhe janë ndaluar më pas nga policia.
Lukashenko është akuzuar nga Perëndimi për represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut në atë masë sa SHBA-të e kanë definuar si "diktatori i fundit i Europës". Sipas ambasadës bjelloruse para ndeshjes mbrëmjen e sotme do të ketë edhe një takim mes Lukashenkos dhe një tjetër presidenti shumë të diskutuar: ukrainasit Viktor Ianukovich, që sot bën nderet e të zotit të shtëpisë. (A.N.)
Fotot e ndalimit nga policia mund t'i shikoni në ANSA: http://www.ansa.it/web/notizie/europei2012/news/2012/07/01/F...
Add new comment