Dritëroi për (mos)ftesën e Rexhep Qoses: Më duken hamendje, ftesa do t’i shkojë

Postuar në 30 Qershor, 2012 08:28

Prej disa ditësh qarkullon tek-tuk në disa media lajmi se Akademia e Shkencave ka vendosur të mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Dritëro Agolli (në foto me bashkëshorten Sadie) në një intervistë sot në Gazetën Shqiptare thotë se “kjo mund të jetë hamendje e medias”, se nuk beson që “kritikat e Qoses janë arsye e fortë” dhe se “ftesa deri në nëntor, do t’i shkojë”.

“Mua akoma nuk më besohet që Rexhep Qosja të mos jetë ftuar nga Akademia e Shkencave... Kam lexuar në gazeta që ai nuk është ftuar dhe mendoj që këto mund të jenë dhe hamendje qoftë të shtypit, qoftë të mediave vizive” – i përgjigjet ai pyetjes “si e keni pritur këtë lajm”. Ndërsa pak më tej, në pyetjen e gazetares “Arsyeja e mosftesës ka qenë fakti që ai është treguar shumë kritik, a është kjo ngjarje domethënëse për mbytjen e zërave kritikë”, Dritëroi thotë: Nuk më duket një arsye e fortë kjo.. Nuk besoj të jetë kjo arsyeja që nuk e kanë ftuar, sepse të gjithë ata që do të mblidhen aty, diçka kanë kritikuar.

Dhe në fund e mbyll me një nga ato të vetat: “Unë besoj se do t’i shkoj ftesa. Unë jam 81 vjeç dhe jam shumë i gëzuar që do ta shoh se besoj se deri në 28 nëntor nuk do më bjerë damllaja”. (A.N)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk durohen gjithnji te njetat fetyra tash 70 vjet. Keto jane uzurpator te te gjithave, me pushtet, me parti, me akademi etj.

Ti hapen dyert te rijve.

Submitted by nik (not verified) on

as ka pse ti shkoje ftese ketij qoses.ky gjoja akademik qe vjedh studimet e te tjereve dhe ja atribon vetes

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.