Gazetari i njohur i CNN-it, Anderson Cooper bën outing: Po, unë jam gay

Ata që ndjekin (apo janë të infomuar mbi) televizionet amerikane, me siguri e njohin Anderson Cooper-in, gazetarin prej një kohe të gjatë të CNN-it. Ai bëri sot një outing, dmth deklaroi prirjet e veta homoseksuale. E bëri me anë të një email-i dërguar gazetarit, eseistit dhe shkrimtarit të njohur, Andrew Sullivan, britanik me banim në SHBA. Ky i fundit është njëherësh – gjë jo fort e zakontë – katolik, konservator, gay.
Dihej, më saktë flitej, që gazetari Cooper ishte homoseksual, por ai vetë kurrë nuk e kish pohuar në publik. Ndërsa në këtë email ai e pranon se “ka qenë, është e do të jetë gay, dhe është shumë rehat lidhur me këtë fakt”. Ai shpjegon se nuk e ka thënë faqe botës këtë gjë, pasi nuk ka dashur të marrë poza aktivisti e nuk ka menduar se kjo është puna e të tjerëve. “Mirëpo, tani po më duket se njerëzit janë duke menduar se unë jam duke fshehur diçka të sikletshme e të turpshme”, thotë ai duke përligjur këtë outing.
Anderson Cooper bëhet i pesti moderator i televizioneve amerikane që deklarohet gay. Katër të tjerët janë kolegët e CNN-it, Don Lemon dhe Jane Velez-Mitchell, si dhe kolegët e televizionit tjetër, MSNBS, Thomas Roberts e Rachel Maddow.
E.G.
Comments
Dihej prej kohesh qe ishte
Dihej prej kohesh qe ishte gay. Vetem nuk e kishte pranuat. Madje shume shpesh e kane fotografuar me partnerin. Po kjo nuk ka rendesi. Ai eshte nje gazetar i shkelqyer dhe prirja seksuale nuk e ul fare nivelin e tij si gazetar. Makar te kishim nje te tille ne Shqiperi..
o Arti e ke me ndonjerin ne

o Arti e ke me ndonjerin ne vecanti ti? Na jep ndonje informacion te ndricohemi paksa.

wtf!!??

wtf!!??

Qofte me shendet ! I pafte

Qofte me shendet ! I pafte hairin !...Po neper keto 'kutite' tona kemi kend ashtu ?!...Sa qef do ishte ta dinim...

Njoh nja dy gazetare qe jane

Njoh nja dy gazetare qe jane gay ne Shqiperi, sigurisht qe nuk behet fjale per outing ketu.

Esht i mbivleresuar si

Esht i mbivleresuar si gazetar. Nuk eshte medioker. Thjesht, normal.

duhet ti kishin perzgjedhur

duhet ti kishin perzgjedhur nje foto me mikrofonin te goja... sa per gazetare shqiptare gay, nuk ka asnje gazetar shqiptar gay. te gjithe jane by.q.ra, ne sherbim te pushtetit dhe interesit.

ben outing!!! Po pse nuk
ben outing!!!
Po pse nuk shkruani shqip mor fshatare snobe. Shyqyr qe mesuat anglisht, se deri dje dinit te benit vetem be be beeeeee.
Add new comment