Mbyllet procesi i mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës

Megjithë fundin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë përmes misionit EULEX. Po ashtu misonin do ta vazhdojnë edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën dha dritën jeshile për përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarëssisë. Ky proces duhet të përfundojë deri më 12 shtator të këtij viti, u tha sot në takimin që u zhvillua në Vjenë të Austrisë. Deri në shtator, institucionet e Kosovës duhet të miratojnë ligjet dhe të ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mbikëqyrësit të pavarësisë. Mikpritësi i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger, tha se: “Nga dita e sotme Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator. Sipas vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, Kosova "ka zbatuar me sukses" detyrimet e marra me paketën e presidentit Ahtisari, por i mbetet të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të marrë përsipër përgjegjësitë të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare. (A.N.)
Add new comment