Për gjermanët Super Mario është Monti, jo Balotelli

Postuar në 02 Korrik, 2012 07:26

Në kancelarinë gjermane Mario Monti-n, kryeministrin italian, kanë zënë ta thërrasin Super Mario. Monti-t, profesorit të respektuar të ekonomisë, gjësë më të mirë që i ka qëlluar Italisë të ketë në këto kohë të krizës (kështu mendojnë ca e ca në Gjermani), nuk mendohet se mund t’i vijë keq për këtë nofkë. Përkundrazi. Kjo nofkë lindi në klimën e Europianit të futbollit, saktësisht pas ndeshjes Gjermani-Itali, të fituar nga kjo e fundit me ndihmën e Mario Balotelli-t, të njohur prej kohësh si Super Mario. Dhe në një kohë që Super Mario i kombëtares italiane po gjunjëzonte kombëtaren gjermane, Super Mario tjetër, Mario Monti pra, po gjunjëzonte Angela Merkel-in në summit-in e krerëve të shteteve e të qeverive të vendeve të BE-së.

“Unë nuk do ta nënshkruaj Paktin e Rritjes, nëse ju të gjithë s’bini dakord të bëjmë diçka lidhur me përqindjet e larta të interesit që Italia po paguan me pahir për bonot e veta shtetërore”, u tha ai kolegëve të pranishëm. “Ju doni të na mbani peng të gjithëve?”, bëri pyetjen me ton nervoz kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt. Ndërsa kancelarja gjermane u mjaftua të thosh, se “kjo që po thoni nuk na ndihmon të ecim përpara”. Dhe për të dhënë idenë se s’kish kohë, i tha Monti-t, se “duhet të vendosim shpejt, pasi unë nesër në mesditë, të premten, duhet të jem në Berlin për një votim në Bundestag”. Dhe Monti i tha: “Shkoni në Berlin. Nuk ka problem. Unë jam gati t'ju pres këtu deri të dielën”. Ishte ky qëndrim i palëkundur, sipas Spiegel-it online, që e bëri Merkel-in të tërhiqej. Dhe kjo ndërhyrje është konsideruar si goli i madh i Super Marios. Kryeministrit, jo futbollistit.

E.G.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Gafe e Respublica: Super Mario nuk eshte nje nofke e lindur ne klimën e Europianit të futbollit. Super Mario eshte personazhi i nje videogame teper te njohur, prej ketej vjen referenca per Mariot e ketyre diteve (Balotellin dhe Montin).

Submitted by canadian (not verified) on

Mire e ke o Lex Rex, po po nga ta dije Muci SuperMarion e Nintendos, se mos ka luajtur ndonjehere videogames. Muci tani e degjoi termin "super mario" dhe automatikisht mendon se u shpik tani qe po e degjon ai.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Sa krenarë dhe të nderuar ndihen Italianët që kombi i tyre nxjerin dhe njërzë të tillë që për të mirën e kombit të tyre e hellin në erë po të jetë nevoja gjithë Europën sa mirë do ishte të kishim dhe ne të njëjtin fatë

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Italianet jane nji popull qe kan me se te mburren. Kjo nuk ka as nevoje te spjegohet, perveç se per injorantet. Rilindja filloi me Dante Alighierin (1265-1321) dhe ne shekullin e xv, kur shqiptaret rane nen pushtimin e errte turk-osman, rilindja italiane mori hov dhe u perhap ne te gjithe Europen Veriore, e cila sot asht baza e zhvillimit europian. Edhe ne art, ne shkence e teknike italianet ishin ne shekujt ne vazhdim ne vendet e para te zhvillimit dhe i dhane botes koka te mdhaja.

Por sot Italia, nji nder vendet e formimit te Bashkimit europian, nuk asht mjerisht ne hap te barabarte me keto vendet veri-eruopiane. Pra nuk ka asnji merite te veçante manovra e kryeministrit Mario Monti ndaj Merkelit. Po, duke e krahasue me palaçon Berluskoni, as qe ka krahasim. Gjermania ecen perpara gjermanisht. Hiqi kapelen popullit gjerman per disiplinen, vendosmenine dhe aftesite e tij si dhe per konseguence edhe per sukseset. Po te punojshin dhe te qeveriseshin italianet si gjermanet, do te ishin si gjermanet. Pra fajin nuk e ka Merkeli, por italianet. Nji Mario Monti nuk e sjell vendin perpara. Na e pame edhe ne ndeshjen finale me Spanjen ku Mario Balotelli s'kishte ç'bante kur skuadra nuk funksiononte.

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Eshte fat per ne qe kemi fqinje te tille. Me gjithe te metat e medha qe kane si popull dhe shoqeri, Italianet jane nje komb me nje kulture te tille dhe te afte te nxjerrin personalitete te tilla kur kane nevoje.

Krahasuar me ukrainasit, moldavet, baltiket etj ne kemi nje avantazh qe kemi nje shembull dhe nje shabllon per te imituar. Te keqijat por mbase edhe disa te mira. Eshte fat per kedo te bjere qofte edhe hija e nje qyteterimi te tille.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.