Siri: Më në fund dezerton një gazetar i regjimit të Assad-it

Ka muaj të tërë që në Siri vriten, tok me kryengritësit, edhe njerëz të pafajshëm, por denoncimet dhe dezertimet nga brenda kanë qenë të rralla. Fjala vjen, nuk ka pasur asnjë dezertim nga radhët e gazetarëve të regjimit. Në fakt, nuk ka pasur deri dje. Ghatan Sleiba, një gazetar i televizionit al-Dunya (pro Bashar al-Assad-it) dhe i televizionit public al-Akhbariya, ka lënë punën e reporterit në lindje të Sirisë, dhe pas një udhëtimi të gjatë, ka mbërritur në Turqi. Prej muajsh ai u ka dhënë informacion mbi regjimin rebelëve dhe forcave të opozitës, dhe gjëja e parë që tha pasi mbërriti në Turqi javën e shkuar ishte një dëshmi jo fort inkurajuese. Ai foli për një regjim monolit.: “Unë jam dezertori i parë, e ndoshta i fundit, nga fusha e gazetarisë. Ka njerëz nga fusha të tjera që nuk e duan regjimin, por të shumtit e duan atë nga thellësia e zemrës së tyre”. Kështu duken regjimet, me mbështetje popullore, sa kohë që s’kanë marrë të tatëpjetën.
E.G.
Add new comment