Prishtinë: Shtypi reagon në kor ndaj përleshjes me grushta mes deputetëve

Postuar në 02 Korrik, 2012 06:40

Përleshjet me grushta mes deputetëve jashtë parlamentit të Kosovës janë komentuar në të gjitha gazetat e nga një numër opinionistësh të Prishtinës. Një editorial i së përditshmes Kosova Sot, pasi nënvizonte me tone disi shfajësuese e minimizuese, se “përleshje ndërmjet deputetëve ndodhin edhe në kuvende të tjera të botës demokratike”, kapej pas thelbit të çështjes: “Qytetarët nuk i kanë votuar deputetët që të zihen për çështje banale dhe të qërojnë hesapet ndërmjet tyre; nuk është koha për mburrje se kush kë e ka shtyrë, apo se kush kujt i ka dhënë më shumë grushte”. Në Koha Ditore ka shkruar Flaka Surroi. Artikullin e saj të djeshëm ajo e nis me një vëzhgim “të rastësishëm” mbi kampionatin europian të futbollit (fjalët e mira për italianët i kanë shkuar dëm, pasi Spanja i turpëroi në finale) dhe e vijon me ‘kampionatin’ e grushtave mes deputetëve. Shkrimin e Arben Idrizit me titull ‘Banditë e hajvanë’ ne të respublica-s e kemi zgjedhur për ta publikuar në faqen tonë. Ndërsa Arbana Xharra ka qenë ndër të parët që ka reguar ndaj asaj që ndodhi; ka reaguar me shkrimin e saj me titull ‘Kapadainj dhe injorantë’. Në të përditshmen Zëri.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.