Shënim: Ku janë 150 mijë vendet e reja të punës që premtoi LSI-ja?

A ju kujtohet që, kur firmosi koalicionin qeverisës me Berishën, Ilir Meta theksonte fort se një nga “kushtet e forta” që kishte vënë për atë koalicion ishte që qeveria të adoptonte politika që do të realizonin premtimin elektoral të LSI-së për hapjen e 150 mijë vendeve të reaj të punës gjatë mandatit qeverisës? Tani që jemi një vit para mbylljes së këtij mandati, le t’i hedhim një sy statistikave që jep INSTAT-i i Berishës për punësimin. Në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni (http://www.instat.gov.al/) është një nyje e emërtuar “Bilanci i Forcave të Punës”. Duke klikuar në të shkohet në një tabelë që jep ecurinë e këtij treguesi nga janari i 2010-ës deri në prill të 2012ës. Dhe ç’na tregon kjo tabelë?
Numri i të punësuarve në sektorin privat bujësor ka mbetur konstant, sepse llogaritet në bazë të numrit të familjeve që kanë një copë tokë në fshat. Ndërsa numri i të punësuarve të tjerë (në sektorin privat urban dhe atë shtetëror) është rritur me vetëm 22 mijë. Shumë larg shifrës prej 150 mijë të premtuar nga LSI-ja!
Sidoqoftë, LSI-ja një kusht të marrëveshjes me PD-së në lidhje me punësimin e ka realizuar. Sipas deklaratave të eksponetëve LSI-stë, marrëveshja për punësimin në 20% të administratës të përkrahësve të saj është zbatuar plotësisht. Kjo do të thotë se rreth 33 mijë LSI-stë (165000 X 20%) janë punësuar në sektorin shtetëror, ndërkohë që ky sektor nuk është rritur gjatë këtyre viteve. Me fjalë të tjera, 33 mijë përkrahës të PD-së i kanë lënë vendin 33 mijë përkrahësve të LSI-së…
E.Zaloshnja
Comments
Premtimi i LSI-se kishte per

Premtimi i LSI-se kishte per baze stabilitetin politik dhe situaten para krize ekonomike ne Evrope. Nuk mund te behet LSI-ja me faj kur nje opozite anarshiste dhe teper ektremiste arriti te bllokonte shqiperine ne cdo ane te zhvillimit. Fajin gjejeni tek sabotatoret e Shqiperise per interesa politike e klanore! Nga ana tjeter asnje qeveri ne Evrope nuk arriti qellimet e saje per shkak te Krizes monetare e me pas ekonomike. Eshte mashtrim publik i ulet te ballafaqosh premtimet elektorale pa llogaritur edhe ecurine e gjenjes se renduar politike qe arriti deri aty sa te bllokonte e mbante peng deri me sot qe nga ligjet e rendesishme e deri tek statusi i BE-se. Qeveria Berisha dhe LSI-ja kane meriten se ruajten stabilitetin ne nje fare mase qe u rrezikua nga Opozita. Pyesni opoziten per mungesen e me teper vendeve te punes. Ne nje sistem te tille demokratik nuk eshte opozita kurre e palagur. Te besh nje lufte te pashembullt ane e mbane botes per te paraqitur Shqiperine si vend katastrofik ka per fature mos-investimin e nderkombetareve ne Shqiperi. Opozita ja arriti qellimit te shtangoje ecurine e Shqiperise. Nqs. nuk e kuptoni keto qe shkruajta atehere merrni shembull nga mbarrevatja e nje familje. Nuk mund ti thuash babait perse nuk u pasuruam kur femijet bejne te 99-tat dhe nuk duan te kontribojne qe babai te koncentrohet vetem ne punen e tije.

kev

Z. Zaloshnja, me kete llogjik

Z. Zaloshnja, me kete llogjik i bje qe LSI ka marre 20 % te pushtetit dhe e ka realizuar 20 % premtimin e saj. Pertej kesaj, nuk u lodhet se shari LSi-ne dhe se eri diversion midis LSI-stave dhe PD-istave. Po a nuk ishit ju qe deklaruat se nese LSI merr me shume se 7 000 vota do jepje doreheqjen dhe nuk do merreshit me me sondazhe e statistika ? Praa ky eshte nje mllef personal z. Zaloshnja. Mbani fjalen.

po statistikat nga i gjete ti

po statistikat nga i gjete ti europian?! une mbaj mend mire kur e beri zaloshnja kete premtim te fevziu. ai tha se nuk do beje me publike sondazhe te tijan ne qofte se rama nuk fitonte zgjedhjet. dhe kete premtim me sa di une e ka mbajtur. z. zaloshnja vazhdo germoji keto statistikat e instat-it se u nxjerr bojen ketyre kllouneve me shifrat e tyre. mos ua ver veshin ketyre qe komentojne ketu te respublica gjithe diten kunder teje dhe z. nano, se atyre u jep ndonje lek saliu dhe likja...

E ka bere tek Top

E ka bere tek Top Channel...Dhe nese eshte burre, le ta pranoje ...perdora statistikat e Zaloshnjes, a thote qe jane hapur 33 mije ? i bje pothuajse 20% e 150 000...;-) ok z. Statisticien ? Me cfare punon SpSS ?

Add new comment