Deputeti Sula: S’ka debate në PD? Është faji i deputetëve; por Marku e Xhepa janë gabim

Dashnor Sula, deputet i PD-së, tifoz par excellence i Peqinit, ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën, në linjën e Grida Dumës me shkrimin e saj po në Panorama, bën kritikën e kritikës ndaj PD-së. Është pak i befasuar me Mark Markun e Selami Xhepën, të cilët “duhet të shkelin në bazë e të marrin kontakt me zgjedhësit, pasi këta të fundit nuk mund të përfaqësohen me intervista e me daljet në publik”. Ja disa ide e nënvizime të Dashnor Sulës:
- Shpreh keqardhjen time për mënyrën se si po trajtohen këto probleme.
- PD-ja është një familje e madhe, dhe përpara se debatet të dalin në treg, duhen bërë brenda familjes.
- Në mandatin e dytë të qeverisjes nuk ka patur debate brenda PD-së, por për këtë është faji i deputetëve, e kur them këtë nuk bëj servilin e Berishës.
- Marku e Xhepa, me kritikat e tyre, duket sikur kanë komunikuar me opozitën; ndryshe, do t’i kishin shprehur gjërat brenda familjes.
- Nuk pranoj që ka ‘lodhje’ në maxhorancë, pasi Berisha nuk ta jep mundësinë që të shfaqësh shenja lodhjeje.
- Lufta kundër korrupsionit është e përditshme dhe e vazhdueshme.
Re.Pu.
Comments
Te shpresojme qe nuk e ka

Te shpresojme qe nuk e ka pas me vete PISTOLETEN (loder), ne momentin e intervistes.

Po ky palaco do te na bindi qe ne PD punet jane mire, lufta kunder korrupsionit eshte e perditshme....

plera qe kercenon futbollistet me arme e pastaj del me tezen e armes loder, funderrine e felliqur...

Me kujtohet nje shprehje qe perdoret ne kosove "Po mvjen marre, qe s'po te vjen marre" per ato palacolliqe qe thuaj mor .....

Add new comment