Florin Krasniqi: Nuk besoj te FBI-ja; ajo përdoret nga qeveritë e korruptuara

“Kanë mbërritur ekspertë të FBI-së”, u tha dje në shtypin kosovar, dhe me këtë u demonstrua një lloj besimi se çështja e Dino Asanajt, që u gjet ‘i vetvrarë’ me 11 goditje thike në trup (11 tentativa vet-therjeje), do të zbardhej. Por nuk e kanë të gjithë këtë besim. Florin Krasniqi, deputet i Vetvendosjes, një nga deputetët që u gjend i përfshirë para katër ditësh në përplasjet fizike jashtë Kuvendit, nuk bën pjesë tek optimistët. Fillimisht ai i ka thënë Radio Dukagjinit se nuk beson që Asanaj të jetë vetvrarë, dhe në këtë pikë ka ngritur pikëpytjen që ka ngritur secili: A mund të bëhet vetvrasje duke e goditur veten 11 herë me thikë?
Pak më poshtë, ai hedh dyshime mbi FBI-në, dhe thotë, sipas Zërit, se “angazhimi i FBI-së është bërë sa për sy e faqe, sepse kjo byro hetimesh, pos në Amerikë, në asnjë vend tjetër të botës nuk ka zbardhur ndonjë rast”. Madje, ai vë në dyshim dhe integritetin profesional të kësaj agjencie në rrethana të ngjashme: “FBI-ja me dhjetëra herë është përdorur nga qeveritë e korruptuara anembanë botës”.
Re.Pu.
Add new comment