Shkëlzen Berisha i kërkon gazetës “Zëri” 100 mijë euro dëmshpërblim

Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, ka depozituar në Gjykatën Komunale në Prishtinë një padi kundër gazetës “Zëri”, ndaj së cilës pretendon 100 mijë euro dëmshpërblim për shpifje dhe shkaktim dëmi moral, raporton TCH.
Në njoftim për media të avokatëve të Shkëlzen Berishës thuhet se padia është ngritur kundër gazetës “Zëri”, kryeredaktorit të saj Astrit Gashi dhe gazetarit Enis Veliu dhe përvecc kompensimit financiar për dëmin moral, kërkohet edhe heqja e artikullit nga faqja në internet e gazetës “Zëri”.
Më datë 16 prill të këtij viti, gazeta “Zëri” në Kosovë publikoi një artikull me titull “Sali Berisha me ‘mafinë’ serbe kundër Kosovës” dhe në brendi flitej për një takim të djalit të kryeministri shqiptar me biznesmenin serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.
Gazeta shkruan se biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha parash tek instancat e larta shtetërore në Shqipëri për të penguar ndërtimin e linjës së intekonjeksionit mes dy vendeve duke bërë që Serbia të sigurojë monopolin e furnizimit me energji për Kosovën, pasi kjo e fundit të vetmen rrugë importi, ka aktualisht vetëm fqinjin verior.
Gjatë muajit qershor Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, kishte hedhur poshtë ankesën e Shkëlzen Berishës, i cili kishte kërkuara të përgënjeshtrohet pjesa e artikullit ku thuhet se ai është takuar me këta biznesmenë dhe të kërkojë ndjesë ndaj tij.
Nga ana e saj gazeta “Zëri” thotë se zotëron provat dhe faktet e nevojshme që vërtetojnë të gjitha ato që janë shkruar në artikullin e datës 16 prill.
(Marrë nga TemA online)
Comments
vetem lajme nga Kosova sot o

vetem lajme nga Kosova sot o Muci :) E bere si blog kosovar

Qe Zeni dhe Argita po

Qe Zeni dhe Argita po shtrijne kembet dhe pertej kufijve qe lajm kosovar kete se kisha degjuar ndonejhere une.

mire ja ben qe e hedh ne

mire ja ben qe e hedh ne gjyq.

pse gazeta paska te drejte te shpife dhe shkelzeni nuk paska te drejte te kerkoje demshperblim !!!!!!!!!

o nik loku, a t'jep zeni noi

o nik loku, a t'jep zeni noi lek qe t'rrish gjith diten tu shkrujt komente ktu ke respublica? pash zotin na e thuj, se s'i tregojm zenit

moj tironse (prej zones

moj tironse (prej zones pare operative) pse me merzitesh moj shpirte.e di qi te jep edi tanga me i narru sa here qi permjer.

te kam xhan moj zemer.

Per deri sa Shkelzen Berisha

Per deri sa Shkelzen Berisha e ka hedhur ne gjyq gazeten, kryeredaktorin dhe artikullshkruesin(si bukur fort kerkon te pasurohet nga gjyqet ky Zeni!), ç'pune kane komentaret qe i dalin ne mbrojtje?!!!...

po ju,pse merrni ne mbrojtje

po ju,pse merrni ne mbrojtje shpifesit.

zotrrote po ne ben dhe

zotrrote po ne ben dhe avokatin padites? po ti ku e din se a esht shpifje a jo? Zeri te mos tutet, ta coje dhe madje ne Hage ket ceshtje.

zotni, ju s'keni si ta dini

zotni, ju s'keni si ta dini se a esht e vertet a jo. pa u konsultu faktet asnji konkluzion nuk nxirrni dot. pike!

PO pse thua shpifesit? Dmth
PO pse thua shpifesit? Dmth kjo eshte dicka qe duhet te provohet, po nuk ka pse te merret e mireqene si shpifje. Gazeta pretendon qe ka prova. Le ti nxjerre njehere ti shohim. Nuk besoj se rri pas Zenit qe te jesh i sigurt ke takon r ke nuk takon ai. Sa per Damirin, ate nje here ne dy jave ketu e ke, o me Zenin, o me Lulin, o me Ben Imamin etj etj...
e po mire.me qene se ju

e po mire.me qene se ju shqeteson "shpifesit",po e ndrroj.po them mashtruesit e opinionit publik .je i kenaqur tani.

Ky eshte lajm sh i mire per

Ky eshte lajm sh i mire per te gjithe. Ose gazeta te nxjerre provat dhe te na binde qe ka thene te verteten dhe ne kete menyre i ben sherbimin me te mire te gjithe opinionit ose nese ka genjyer te paguaje demin si shpifese sepse edhe gjithe kjo balte qe hidhet pa mbajtur askush pergjegjesi nuk eshte normale !

Add new comment