Parku, gazetarët: Absurde mos transparenca e Bashkisë

Disa prej gazetarëve shqiptarë kanë reaguar sot publikisht përmes një deklarate ku kërkohet transparencë maksimale ndaj Bashkisë së Tiranës mbi projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit që po shkatërron edhe Parkun e Liqenit.
“Prej mëse dy javësh, grupe qytetarësh të Tiranës, shoqata ambientaliste dhe veprimtarë publikë, po protestojnë kundër ndërhyrjeve në Parkun e Liqenit, ndërhyrje të shoqëruara me prerje masive pemësh”, shpjegoi gazetari Aleksandër Çipa sot përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa lexoi deklaratën ne emër të kolegëve të tjerë.
“Nisur nga këto raste – vazhdoi Çipa - shprehim drojen se po gjendemi përpara një përshkallëzimi të ri të papërgjegjshëm dhe indiferencës së administratës publike”.
Gazetarët shqiptarë e cilësojnë situatën aktuale si “gati absurde dhe pa dalje” ku “përballë protestave publike që kërkojnë plotësimin e detyrimeve ligjore të mirëpërcaktuara, shteti nuk reagon fare duke mos denjuar as të mos përgjigjet qoftë edhe formalisht”.
Ndërsa askush nuk kërkon apriori që reagimet e administratës publike të jenë në përputhje me kërkesat e grupeve protestuese, gazetarët këmbëngulën se “përgjigjja, sqarimi publik dhe transparenca e vendimmarrjes janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe morale”.
Kjo kërkesë për transparencë maksimale të planit të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit nga Bashkia e Tiranës qëndron “gjithashtu edhe në bazë të funksionit tonë si përçues të fjalës” dhe është gjithashtu “në themel të sistemit që po përpiqemi të ngrejmë”, nënvizuan gazetarët shqiptarë.
Firmëtarët:
Alban Dudushi,
Aleksandër Çipa
Alfred Peza
Andi Bushati
Andrea Stefani
Anila Basha
Eduard Zaloshnja
Ilva Tare
Mustafa Nano
Rudina Xhunga
Shpëtim Nazarko
Skënder Minxhozi
(im/shqiptarja.com)
Comments
Ta ni u bene te gjalle

Ta ni u bene te gjalle gazetaret e Edit se deri dje ja mbyllte mire kryetari.

kur edi prishte lulishtet dhe

kur edi prishte lulishtet dhe jepte leje pallatesh keto nuk ishin ne tirane.

pastaj,nuk kane faj.

jane pushimet perpara dhe duan ndonje lek.

Ore sa interesant jemi ne

Ore sa interesant jemi ne shqiptare, rrine e meren jo Edi ashtu e keshtu, ai i humbi zgjedhjet, dhe ketu mbaron historia. Tani te merremi me manjakun seksual qe eshte ne krye te bashkis e te pergjigjet per keto qe bene e qe po shkateron Tirane, bashke me kunatin qe eshte beri is "kunati shokut xhemal". Ky eshte nje koncept idiot fshataresk qe shiko ai tjetri ka bere keshtu e ashtu..merruni me kete qe eshte ne krye, ai iku mire apo keq u mbyll ajo histori. U rekomandoj komentuesve sa me siper qe ne orarin e punes aty ne bashki mos te bejne komente ketu por te merren me hallet e popullit

Po pse nuk shkojne tek

Po pse nuk shkojne tek prokuroria kete gjytyryme te mjere.

nese ata kane te drejte ne ato qe thone per prerjen e turpshme dhe kriminale te pemeve dhe kete projekt te pamiratuar/loligjor, presioni duhet ti behet tashme prokurorise qe nuk ka levizur per te nderprere punen dhe ndjekjen penale te atyre qe kane urdheruar kete baterdi ekologjike.

ka dy menyra se si kjo ceshtje merr impakt te plote publik dhe mundesiht duhet te ndodhin paralelisht.

1-qytetaret e tiranes me opoziten dhe personat publike ne krye duhet ti behen barrikade dhe madje te demtojne makinerite dhe pajisjet etc te atyre qe po shkaterrojne parkun e tiranes dhe

2-po ashtu ose i njejti grup ose nje tjeter te vihet perpara prokurorise dhe te bej presion te perditshem tek ky institucion i jermuar e ineficent i drejtesise se munguar ne shqiperi.

O KOZ, ata kete menduan kete

O KOZ, ata kete menduan kete bene, ti do bosh ndonje gje nese ta ndjen? Nese jo nuk ka problem, po mos kritiko ata qe ne fund te fundit u bene bashke tu degjuar me shume. Ceshtja qe po ngreihet ketu eshte themelore: te nxirren Lejet e Ndertimit dhe Lejet e Mjedisit. Problemi eshte se ata nuk e rrujn trapin sepse del Sala dhe i thote Ololdashit idjotizma te tipit "shkulini pemet 80 vjecare me rrenje dhe mbillini diku tjeter"!!! E kupton tani se cbehet? Ne vend qe ti thote Bashes shihe dhe njehere ate projekt se mbase mund te behet me i ngushte (me 4 e jo me 6 korsi) dhe gjurma te prishe ndertime pa leje dhe jo pemet e parkut apo rrethimin e pallatit te Brigadave. Puna eshte se Sales, Bashes etj u interesojne votat e ceceneve dhe jo vlerat natyrore e historike. Kaq. Nuk i intereson ajo qe i dhemb ketyre gazetareve te cilet kane dale te reagojne vetem pas nje muaji qe Bashkia nuk nxjerr as edhe nje leter te vetme.

o"gazetare" majtiste qe

o"gazetare" majtiste qe kujdeseni kaq shume per pemet,megjithese aty po hapet nje rruge qe te qarkullojme sic duhet dhe te mos mbetemi me rruget qe edi i ngushtoi edhe me shume me lejet e pallateve

Bandite, vrases, zulleper.

Bandite, vrases, zulleper. Skote e qelbur.... ooo sa turp te jesh shqiptar!

Add new comment