Kodheli: Treguesi më domethënës për varfërinë e shqiptarëve, ai i EuroStat-it, jo i Berishës

Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, Deputetes së PS-së Mimi Kodheli i është bërë kjo pyetje: “Kryeministri në mbledhjen e fundit të qeverisë u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve tejkalon me 3 deri në 5 herë indeksimin apo inflacionin e këtij viti. Cili është mendimi juaj, sa reale është kjo rritje e pagave në Shqipëri?” Dhe ja si përgjigjet Kodheli:
“Përgjigjen më të mirë, Kryeministrit ia kanë dhënë EuroStat-i, pra Instituti Europian i Statistikave, i cili nuk i referohet vetëm të dhënave që vijnë nga INSTAT-i ynë, por ka edhe vlerësimet e veta të pandikuara nga politika. Sipas të dhënave të fundit të EuroStat-it, Shqipëria renditet si vendi më i varfër në kontinentin e vjetër, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Sipas këtij institucioni prestigjioz, Shqipëria ka vetëm 1/3 e fuqisë blerëse të mesatares së vendeve europiane (pa folur për mesataren e vendeve më të zhvilluara), që me fjalë më të thjeshta do të thotë: sado të bëjë sikur i rrit [pagat e] pensionet qeveria, llogaria bëhet se çfarë mund të blesh ti me paratë që ke në dorë dhe se sa mund të kursesh. Ndërkaq, në përgjigjen time për këtë pyetje, nuk i hyj asfare diskutimit sesi përcaktohet inflacioni në këtë vend, sesi dhe se prej sa kohësh duhet të kishte ndryshuar shporta dhe metoda e llogaritjes së saj, pasi qytetarët e perceptojnë rritjen e çmimeve çdo ditë, duke dalë në treg, pa qenë nevoja që këtë t’ia tregojë Kryeministri.”
Re.Pu.
Comments
Turqi hesapi.
<p>Turqi hesapi.</p>
Add new comment