Nevila Nika: Berisha thjesht na dha një orientim se si ta shkruajmë historinë!!!???

Berisha foli dje për historinë. S’e ka për të herë të parë që flet për të gjitha, por dje bëri nënvizime të natyrës ngushtësisht profesionale: 1. Lufta nacional-çlirimtare ishte vëllavrasëse; 2. Britania e Madhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në favor të rezistencës anti-fashiste në Shqipëri; 3. Qemal Stafa është i rëndësishëm, por emri i tij gjendet me tepri në rrugë, shkolla, stadiume, etj.
Që kryeministri i një vendi ta bëjë të udhës të flasë për çështje të tilla në publik është një karagjozllëk stalinist, por historianët tanë e marrin seriozisht dhe zënë e debatojnë me të mbi këto çështje. Valentina Duka e Paskal Milo janë mjaftuar të thonë se “këto çështje duhen parë me shumë kujdes” (sipas shqiptares.com), ndërsa Nevila Nika ka dhënë një intervistë të gjatë po për shqiptaren.com, në të cilën të çudit me kompleksin e nënshtrimit që ka ndaj kryeministrit. Dhe është kompleks nënshtrimi i historianes, jo i qytetares apo shtetases. Në vend që të thosh se “kjo që bën kryeministri nuk ka kuptim e nuk ka precedent” (më gjeni një kryeministër tjetër që futet në ujra të tilla), se “unë e respektoj kryeministrin, por nuk mund të hyj në debat mbi historinë me të”, se “është e kotë të diskutosh nëse ai ka, apo jo, të drejtë me ato që thotë; pasi ai nuk ka të drejtë të flasë në publik për të tilla gjëra e me atë ton paternalist”, Nevila Nika del e thotë: “Ai tha një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë; ai dha vetëm një orientim, nuk është se është detyrim për ata që e shkruajnë këtë histori”.
Tani, Nevilën unë e njoh, është zonjë grua; ajo është dhe njohëse e mirë e historisë, siç janë dhe shumë të tjerë në Tiranë. Por qoftë ajo që është kur, në vend të skandalizohet nga një kryeministër i tillë që i merr ‘tagrin e kompetencat’ dhe i jep mend, ajo thjesht konstaton butësisht e plot mirësjellje e mirëkuptim, se “ai [kryeministri] tha një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë”.
M.Nano
Comments
El Che' Guevara duhet ketu qe

El Che' Guevara duhet ketu qe ti veje ne rresht, me kryeminister e kryeprokuror, me gjykates e historiane, me president e kryetar opozite. Ndyresija e ketij vendi shpelahet vetem me nje kataklizem qe te dridhet edhe femija ne bark te nenes. Po ç'mund te thuash per nje popull ku edhe maskarenjte si puna e Fahri Balliut shkruajne historine e Shqiperise dhe librat e fillores? Do hyjme ne BE medemek! Une them qe me europian eshte nje gorilla e kapur me rrjete ne xhungel sesa nje shqiptar i ketij fillimshekulli; Te pakten gorilles i mungon ligesia dhe korrupsioni i ketij te dytit.

Ore Muci po ca pret ti nga

Ore Muci po ca pret ti nga keta, po ku ka byth njeri ti dal e ti thote te kunderten Saliut, ai eshte bere si Enveri njeher e ne kohe , ku i kishte ikur topi i zigjit e thoshte brockulla neper pleniume e kongrese, Nevilat e gilivilat qe i bejne fresk gjithe diten e dites keta pret ti ta kundershtojne? Jo ore jo te gjithe duhet tia plasim surratit ketij satrapit ENVERIST.

O Muci po pergjigjien

O Muci po pergjigjien doktorit ja kishte dhene shume mire Auron Tare. apo nuk e lexove ti?

po ju veteranet majtiste

po ju veteranet majtiste bashke me partine tuaj thoni qe shqiperia ka 28 mije deshmore.

atehere pse duhet qe emri i qemal stafes te jete nja 10 here ne tirane,nja 5 here ne durres dhe po kaq here ne vlore,korce,elbasan,permet,skrapar etj etj.Nuk ka emra te tjere deshmoresh nga keta 28 mijet,apo nuk ja dini emrat.

sa per anglo amerikanet ate e dine te gjithe qe kane dhene kontribut te madh gjate luftes dhe nuk i ha njeri ato perrallat me kepuce te se njejtes kembe apo arme pa municione.

pse ju vjen idhet juve kur thohen te vertetat

Add new comment