Disa rregulla pa të cilat asnjë opozitë nuk fiton dot (sipas dikujt që luftoi Miloshevicin)

Srdja Popovic, themelues dhe udhëheqës i lëvizjes studentore serbe që rrëzoi Slobodan Millosheviçin në vitin 2000, në një intervistë në VOA News thotë se ka disa rregulla pa të cilat asnjë opozitë nuk fiton dot: “Për 8 vjet ne u përpoqëm të kuptonim se cilat ishin vlerat universale dhe arritëm në përfundimin që ishin tre të tilla: asnjë lëvizje opozitare nuk fiton dot pa unitet, planifikim dhe disiplinë paqësore”.
Popovic ka studiuar lëvizjet e fundit kundër regjimeve autoritare. Ai mendon se "teknikat paqësore" janë më efektive se dhuna. “Duket si e pabesueshme por beteja paqësore është efiçente në 56 për qind të rasteve krahasuar me 23 për qind të rasteve të dhunshme. Shkatërrimi i autoritetit me humor, ecja e ngadaltë, marshimi i ngadaltë me makina, përdorimi i ngjyrave, këngëve”.
Për Popoviçin protestat duhen drejtuar nga studentë dhe klasa e mesme: "Ata kanë elementët e entuziazmit dhe humorit, ata janë gjithashtu të lidhur me lirinë e votës, zgjedhjet e lira dhe të drejta”. (A.N)
Comments
Nje artikull me i plote do
<p>Nje artikull me i plote do ishte me mire. Materiali duket se e ka vendin tek Shekulli, pasi publiku i atjeshem i pelqen me shume keto shkrimet e shkurtra e pa burime.</p>
Faleminderit.
<p>Faleminderit.</p>
o ti Vrana Konti i
<p>o ti Vrana Konti i Shekullit... Shko mer dreq te Shekulli dhe lexo atje ato carcafet e gjate qe kerkon, ketu lexohet shkurt dhe ne menyre racionale. Apo ta ka vjedh Kocua rrogen dhe nuk ke ik dot n plazh sot :)? </p>
jam shume dakord me Mustafain
<p>jam shume dakord me Mustafain ne kete shkrim. Nese publiku do mesohet te tallet me Berishen ky do jete nje sukses i madh. Pra e vyer eshte cdo fjalez e thene me mendjemprehtesi per keta maskarenj. Jam dhe dakord me z.Pellumb ketu me siper, nuk eshte nevoja te na jepen shkrime te gjata ketu se i kerkon ndonje i paqarte</p>
Add new comment