Opozita të hetojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHIU-n? Klosi: Ka siklet...

Fatos Klosi ish drejtor i SHISH në vitet 1997-2000 deklaron në një intervistë për “Shqiptarja.com” se dorëheqja e shefit të SHIU-t Ylli Zyla mund të ketë qënë e detyruar. Sipas tij, kryeministri Berisha dhe ministri Imami janë në dijeni të cfarëdolloj tregtie që bëhet më armët dhe municionet në Shqipëri.
“Tregtia e armëve nuk mund të jetë një aktivitet familjar, ajo absolutisht është monopol i shtetit. Them se faj kanë dhe superiorët e tij që sigurisht e dinë c’ka ndodhte” - shprehet Klosi.
Ish kreu i SHISH kërkon ndërhryjen e menjëhershme të prokurorisë për këtë rast. “Prokuroria të ndërhyjë se e ka detyrë, nëse ka shkelje ligji. Duhet patur parasysh se tregtimi i armëve është një sektor delikat dhe qeveria ka përgjegjësi se ku shkojnë këto armë që dalin nga Shqipëria” thotë Klosi. I pyetur në lidhje me atë se si opozita mund të marrë informacion për të hetuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHIU-n, Klosi thotë se "ka siklet për marrjen e këtij informacioni". Sipas Klosit nuk duhet të përsëritet eksperienca e keqe e vitit 2002 kur ky kontroll u kërkua nga deputetët e PD atëherë në opozitë.
Add new comment