Dashamir Shehi: PD-ja po shkon e konsumuar në zgjedhje

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:44

Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së, ka parashikuar se së shpejti PD-ja do të paguajë të gjitha kusuret e 8 viteve qeverisje. Pyetjes sesi e sheh perspektivën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme ai i përgjigjet:

“Unë gjykoj që PD do t’i paguajë të gjitha kusuret e veta kur të vijnë zgjedhjet. Kjo është normale dhe është në logjikën e alternimit të gjërave. Ka tetë vjet në pushtet, sigurisht konsumi është i lartë. A do të jetë e mjaftueshme kjo opozitë që është sot, për të ardhur në pushtet, sepse s’ka ndonjë shkëlqim të madh, kjo është një çështje për t’u parë dhe është për t’u folur. Si princip, sigurisht, kush ka qeverisur gjatë, do ta paguajë këtë me votë dhe kjo nuk ka qenë një qeverisje me shkëlqim. Në këtë, do të ndikojnë aleancat që PD bën, që gjatë këtyre viteve kanë qenë fluide dhe që nga profili ideologjik janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Ky lloj pragmatizmi i ekzagjeruar në funksion të mbajtjes së pushtetit mund të them që do të ketë çmimin e vet, kur të vijnë zgjedhjet e 2013-s. Megjithatë, ky është një vend që ndryshon shumë shpejt, ky është një vend që ka fituar një kapacitet që ta kapërdijë skandalin, të mos turpërohet shumë dhe këto janë fatkeqësi shoqërore që po ndodhin.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.