Cili nga studentët tanë të mjekësisë do e zgjidhte këtë detyrë biokimie?

Postuar në 07 Korrik, 2012 08:54

E dinit që një mjek shqiptar nuk njihet si i tillë në Europë? Fakulteti i Mjekësisë bën këtë vit 60 vjeç (u ngrit në 1952). Isuf Kalo në një shkrim të gjatë për këtë përvjetor shkruan: “…E vërteta e hidhur është që Fakulteti ynë i Mjekësisë nuk është i preferuar në Evropë. Studentëve të tij Evropa nuk ua njeh, diplomën, por i detyron ta njësojnë atë. Paradoksalisht studentet e regjistruar në të (është fakulteti më i preferuar tek ne ) përbëjnë ajkën e maturantëve medalistë më të dalluar shqiptarë…”.

Dhe më pas zbulon disa gjëra që të bëjnë të mendohesh dy herë para se ta lësh veten në duart e një mjeku të ri shqiptar: “Baza laboratorike dhe vivarumi i fakultetit tonë të mjekësisë janë atrofike për të mos thënë inekzistente, studentët rrallë ose aspak kryejnë ekzaminime dhe proceduara me dorën e tyre tek të sëmurët. Veçanërisht problematik është tek ne komponenti praktik dhe laboratorik. Cili nga studentët tanëbën me dorën e tij gjatë fakultetit analiza bakteriologjike, apo diseksione të organeve vitale tek kafshët e gjalla ose praktikon eksploracione gjinekologjike dhe ndërhyrje kirurgjikale direkte?” - shkruan ai.

Pasi shtron pyetjen: “a mësohet dot noti pa u futur në ujë?”, Kalo në fund të shkrimit sfidon gjithë studentët e mjekësisë me një “ushtrim” të marë nga libri “Mjekët” i Erik Segalit: “Cili nga studentët tanë të mjekësisë do e zgjidhte këtë detyrë biokimie? Jepen pesë molekula glukozë, sa ATP dhe sa fosfat ju nevojiten për të bërë glikogjen? Riprodhoni ciklin e Krepsit duke përdorur Nitrogjen në vend të Oksigjenit. Skiconi diagramin”. – pyet ai (A.N.)

Comments

Submitted by edion (not verified) on

Po ti je vet doktor dhe pedagog, cke bere ti per te njehsuar diplomat e studenteve, per praktikat ne spital, per mesimdhenien etj.E cfaj kane studentat e mjeksis se tallni bythen ju, Burr legen dhe Palaco profesor..Plere..

Submitted by Astrit (not verified) on

doktori-pedagog-palaco-legen-plere po ben pikerisht ate qe i kerkoni juve: po sensitivizon opinionin publik, po ju ben te ditur ju qytetareve qe keni nje problem madhor per te zgjidhur me sistemin tuaj shendetesor. Pedagogu palaco legen dhe plere mire do kishte qene te bente ndonje mrekulli: te gjente nja $130 milion e ta ngrinte ate fakultet nga e para, te blinte substanca per laborator e te sillte pedagoge qe nuk jane palaco/plere/legen nga Amerika per te na bere njerez. Por ja qe mrekullira nuk beri dot - por te pakten nxorri ze dhe prandaj tani njerez si puna jone e dime qe kemi nje problem me fakultetin e mjekesise.

Mbase me mire te mos fliste fare sesa te na prishte gjakun...

Kush foli per faje te studenteve?

Submitted by edion (not verified) on

Po lere opinionin publik se as e qeth fare se cthote Dr.Kalo..Kane bere greva studentet e mjekesise nder vite  shume here per te gjitha gjerat ( spo ti numeroj se sja vlen ) dhe as nuk eshte sensibilizuar opinion publik por per cudi se kemi pare Dr.Kalon ne krye te studentave...Keta jan ata qe e shkaterruan QSUT qe tani bejne llafollogun, se per te vepruar skan kellqe. Keta  sbejne me minimalen ( te japin mesim) ose te shkruajne nje liber te kohes ne deget qe jan per studentat sepse mjeksia ndryshon pak a shume vit per vit . Keta  e shkaterruan QSUT dhe e kan mendjen me vrapu sa ne shtet sa ne privat sa ne kabinet..Sa per pedagog te rinj ske nevoje me i sjell nga USA ka mjek shqipetar te mir sa te duash qe kane mbaruar jashte apo aty..Bej konkurs dhe provoji dhe nqs pranon 10 veta psh (2 ja vlejne dhe 8 paguajne apo hyn me mik ne ate vend) te pakten te dish czgjedh..

Submitted by Nastradini (not verified) on

E çuditshme, kryeministri sikur eshte mjek, ne keto 20 vite te lavdishme s'paska bere asgje per kete fakultet? I nderuar Prof. Kalo na tregoni ju...

Submitted by Johnny (not verified) on

Duket qe personi qe e ka shkruar artikullin as qe ja ka haberin sistemit arsimor shqiptar.

Ne radhe te pare: te gjitha Universitetet shqiptare publike nuk jane te akredituara ne shtet . . . Hiq ketu Universitetin e Kamzes dhe nje prej fakulteteve te UPT ne mos gaboj Ndertimin.

Une kam nje pyetje per ju: kur shteti juaj nuk e njeh shkollen qe femijet tuajne bejne si pretendoni ju qe ta bej nje institucion i huaj? ? ? ?

Si vazhdim eshte nje nga fakultetet e UT me te preferuar pas juridikut sepse egziston akoma mania qe do behen leke ne menyre te terthorte pasi e kane kuptuar qe me pune te ndershme nuk ja dalin dot.

Dhe e fundit funderrinat e shqiptareve kane vajtur per te punuar aty duke perfshire ketu nje pjese te mire te shefave te pavioneve dhe te katedrave.

Nese asgje nuk fundkionon nuk e ka fajin as berisha e as rama te pakten ne arsim jeni ju pedagoget qe dje keni dale nga hija e regjimit komunist dhe pula, veze e domate nuk ja dalim me, por kapeni ne shtepite tuaja me nga 500.000 Euro sikur te ishin patatina dhe e trashegoni kete tek femijet tuaj sikur pa te keq

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkrimi (do ishte mire të jepej burimi nga ku eshte marre informacioni) eshte interesant - qofte dhe per rebusin qe ofron autori; i vyer - pasi formulohet nga nje specialist i mjekesise nje problem bazal per formimin e studenteve tane; pak i vonuar - kujtoj ketu se autori eshte kreu i agjencise per sigurimin e cilesise në institucionet arsimore, apo dicka e tille. Por me mire vone, se po te ishte per Doktorin e qeverise nuk do formulohej asnjehere.

I kujtoj autorit dhe lexuesve te ketij komenti se formimi i cunguar i studenteve te mjekesise nuk vjen vetem ose kryesisht nga mungesa e laboratoreve apo e praktikave laboratorike etj. Ne thelb, formimi i tyre eshte cenuar dhe do te vijoje te jete i tille, edhe nese Qeverite tona do te kujtohen dikur per ndonje tender qe mund te sajoje disa laboratore. Po permbledh disa nga faktorwt e munguar:

1. Konceptimi i mykur i procesit te mesimdhenies universitare - Ju fillimisht do te mesoni teorite e me pas, nese keni fat, do te zhvilloni disa seanca praktike. Nje ndarje e tille, ne kontekstin e pedagogjise moderne, cilesohet nje relik i shekullit te shkruar, qe nuk formon kompetencat e nevojshme. Keto te fundit, ndertohen dhe persosen nepermjet integrimit sistematik te njohurive me shkathtesite, vlerat e qendrimet gjegjese qe konstrukton vijimesisht studenti. Perveç detit per te mesuar notin, tani kerkohet edhe "shkrirja" organike e procesit te pervetesimit te njohurive me aftesite, vlerat e qendrimet adekuate, sa kohe qe jeni ne uje.

2. Stafe akademike, qe jo vetem njohurite e kompetencat profesionale i kane te mykura, por edhe aftesite e tyre trajnuese/didaktike mund te konsiderohen "sende" te nje bote aleine.

3. Lidershipi akademik - qe lan e than nevojen per fonde e tendera. Per kete lideshp - pikat 1 dhe 2 jane sende qe mund t'i takojne kujtdo, por jo dekanit e ndihmesave te tij. Ata, si i pari i tyre Dhori Kule, duhet te mendojne per kampuse, makina e gjera te tjera te ketij lloji. E me kete minister arsimi qe kemi, pak kerkojne e bejne!

4. Pedagogu i shekulit 21, qe e percepton dijen si kapacitetin per te bere gjera te reja, e realizon kete koncept edhe nepermjet kerkimit shkencor. Do ta pranonim, paçka se do ta zhvillonte kerkimin ne ambulancen e tij private, qe e frekuenton rregullisht pas orarit zyrtar. Por kerkimi shkencor i pedagogeve tane tashme i perket historise; cudi se si mund te kete ndonje qe e kerkon nje gje te tille ende?!

Doktori Kalos, pas pervojes me udheheqesin e dikurshem, me organizaten boterore te shendetesise dhe promovimin qe i beri Berisha si garant i cilesise mjekesore, i takon te  shprehet ndonjehere edhe per fatin e studenteve tane te mjekesise. Sigurisht, kur te kete kohe.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Mos te thartohen shume edhe studentet e mjeksise, pasi arsimi sot eshte ne renie katastrofike. Me Maturen Shteterore, me mesuesat e sotem, te cilet ne shkollen e mesme s'kane marre asnje 5 me forcat e tyre, studentet mund te kene fletushka me dhjeta, por ato konvertohen ne 6 ose 7 e shumta. Persa i perket mjekesise, shumica e te cileve jane pedagoge, sot eshte tirania e popullit, qe u rrjep lekuren, u ha zemren. Shume mire e thone kete studentet, se pedagoget e mjekesise(si ata te drejtesise) po ua lene trashegim krimin pasardhesve te tyre. Faleminderit per mirekuptimin.

Submitted by juljan (not verified) on

ja ke fut kot plako. ciklin e krebsit e kena msu qy m'gjimnaz. per teori ne te thajm me dak..... puna o te praktika... se ajo o muma dijes neper shkolla. po na dhane mjete dhe laboratore qe te bojm praktika..... te dhjesha Gjermanin dhe Zvicren......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.