Nuk ka rëndësi çfarë mendon, rëndësi ka që të mos aktivizohesh...

Postuar në 07 Korrik, 2012 16:15

William Dobson është autor i librit “The Dictator’s Learning Curve: Inside the Global Battle for Democracy”. Ai thotë se është koha më e vështirë për të qenë diktator. Sipas tij, ndërsa objektivi i një diktatori në të kaluarën ishte që të mos lejonte që armët të binin në duart e popullit, tani përpjekjet përqendrohen tek parandalimi i demonstratave: “Logjika e përdorur tani nga diktatorët është që nuk ka rëndësi se çfarë mendon, rëndësi ka që të mos aktivizohesh”, - shkruan ai.

Pra diktatorët modernë janë bërë më të rafinuar. Vërtet teknologjia e re dhe media shoqërore e bëjnë të pamundur fshehjen e akteve të tyre, por ama rregjimet kanë mësuar të përdorin po këto mjete për të ruajtur kontrollin. Sipas Dobson: "Të gjendur përballë rritjes së shpejtë demografike,  papunësisë së lartë për të sapodiplomuarit dhe ndryshimeve në fushën e informacionit, regjimet moderne autoritare po përdorin gjithnjë e më shumë teknika të shekullit të 21-të për të ushtruar pushtetin e tyre dhe për të ruajtur status-quonë". Qëllimi është gjithmonë fiks: parandalimi i demonstratave. (A.N)

Comments

Submitted by BP (not verified) on

<p>Diktatoret adaptohen me teknologjine dhe ndryshimet por Populli kthehet ne origjine dhe merr copa</p><p>te thyera nga qypat dhe voton ne formen e tij, sstrata, funksionon gjithmone e per kedo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.