Harito citon Lagarde-in: Në politikë nuk lipsen gra ‘me testosteron’

Postuar në 10 Korrik, 2012 10:28

‘Kopertinën’ e numrit të sotëm të Shekullit e kish zënë portreti i një gruaje. Quhet Milena Harito. Pas vitit 1990 ka qenë në Francë, ku ka arritur të specializohet në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, dhe të jetë pjesë e operatorit France Telecom. Këto kohë është kthyer në Shqipëri për t’u përfshirë nga ethet e politikës e për t’u bërë pjesë e opozitës. Në intervistën që kish dhënë për gazetën e Kokëdhimës, binte në sy përgjigja lidhur me rolin e femrave në politikë e në jetën publike. “Në shoqërinë tonë jugore-maskiliste [ku ajo, me një koeficient jo të vogël gabimi, fut si Francën, ashtu dhe Shqipërinë] ka ende rrugë për të bërë që burrat të kuptojnë se ç’fitojnë ata vetë nga emancipimi i grave”, thotë ajo fillimisht.

Për të ilustruar qasjet e ndryshme të femrave në jetën politike, ajo kthen sytë nga rasti francez: “Rashida Dati luante fort kartën e seduksionit; Segolene Ruajal, për çdo dështim personal, ishte gati të pozicionohej si viktimë; Simone Veil mbetet një nga figurat më të ekuilibruara dhe serioze të politikës franceze që prej viteve ’70; së fundmi Christine Lagarde, një nga figurat e suksesshme të qeverisë Sarkozy, e ardhur nga bota e biznesit me një kompetencë dhe aftësi politike të vërtetë në administrimin e krizës financiare  botërore që prej vitit 2008”.

Pyetja është: Po në Shqipëri? [Këtu] një pjesë e grave futen në raporte force si “burra midis burrave”, thotë ajo. Dhe vijon: “Nuk i paragjykoj hiç, sepse padyshim roli publik për një grua është një rol i vështirë në një shoqëri maskiliste si e jona, ku edhe vështrimet janë nganjëherë padurueshmërisht të pacipa, pa folur për gjykimet personale ndaj grave apo fjalorin e rrugëve që ju rezervohet ndonjëherë atyre edhe në nivelet më të larta shtetërore. Por do doja të citoja përsëri Christine Lagarde-in, e cila thotë pak a shumë, se ‘një çikë më pak testosteron e më pak ego personale në drejtimin e  punëve publike është diçka e dobishme për të gjithë’.”

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

po jo more protokollues me sy te seleksionuar: Kerkesa per ulje testosteroni nuk i referohet vetem femrave; por te gjithe atyre qe e kane te larte, burra apo femra qofshin.

Submitted by tetke (not verified) on

pse ju kujtoni se keta e kane te larte nivelin??? perkundrazi,e kane te ulet .Dhe sa me te ulet ta keshe aq me maniera fallco burrerore ben.

keshtuqe nuk na gjen asgje nga niveli i larte tek burrat e vertete po i uleti.

e kunderta tek grate,

Submitted by blerta (not verified) on

Nje pohim shume afer se vertetes. Kjo nuk ekziston vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera. Nuk kuptoj komentin e artikullshkruesit ( pervecse joprofesional duke treguar mediokritet dhe mungese pune kerkuese per te bazuar ne fakte verejtjet e tij por edhe ironik) kur thote: "ku ajo, me një koeficient jo të vogël gabimi, fut si Francën, ashtu dhe Shqipërinë". Ne kendveshtrimin e pohimit te kesaj zonje si Franca ashtu edhe Shqiperia nuk jane shume ndryshe. Ndryshimi ndoshta ekziston tek forma e paraqitjes se maskilizmit jugor por permbajtja eshte e njejte (ne fund te fundit gjithe thelbi i kesaj teme eshte trajtimi i gruas profesioniste si nje objekt seksual ose i pare nen kete kendveshtrim ne radhe te pare dhe pastaj si nje profesioniste). Per te shkuar pak me tutje ne kete pohim te zonjes se permendur ne kete shkrim e duke shtuar mendimin tim, kjo dukuri nuk ekziston vetem ne shoqerite maskiliste jugore, ndoshta eshte me e theksuar tek keto shoqeri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.