Zogaj dhe Marku i shohin ndryshe ikjet nga PD-ja e Berishës

Në një shkrim për shqiptaren.com, Preç Zogaj bën një listë të ikjeve nga PD-ja e Sali Berishës në harkun e 20 viteve të fundit: “Në fillim fare ishin Shinasi Rama, Blendi Gonxhe, Tefalin Malshyti e tjerë. Pastaj ishte Neritan Ceka; pastaj zbriti në arenën e Kuvendit Gramoz Pashko me një fjalim të paharruar në formë manifesti për meritën e nepërkëmbur dhe të fyer nga mediokriteti, pastaj në verën e vitit 1992 Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Ridvan Peshkëpia, Shahin Kadare, Preç Zogaj. Vala e kritikave, kontestimeve, konfrontimeve, largimeve dhe shizioneve rifilloi pas një pauze të shkurtër me të ndjerin Petrit Kalakula, vazhdoi pastaj me Dashamir Shehun dhe grupin e ministrave në vitin 1997, me Genc Pollon e Tritan Shehun dy vite me vonë, me liberalët e rinj në fund të vitit 2005 pas rikthimit të PD-së dhe Berishës në pushtet, me Spartak Ngjelën dhe Gilman Bakallin në vitin 2007, me Mero Bazen dhe Besnik Mustafajn, me mua sërish në vitin 2009, me Bamir Topin dhe disa prej mbështetësve të tij pas vitit 2009 për të mbërritur së fundi te Mark Marku dhe Selami Xhepa, që po artikulojnë kritika në një formë më të ftohtë, pa ndonjë shkak, interes apo emocion konkret personal.” (për të lexuar artikullin e plotë, ndiq linkun: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/nje-daniel-20-po-shik...)
Por Mark Marku, po sot në Panorama, refuzon krahasimin me këta të mësipërmit, dhe këtë e bën me një ton autoreferencial. “Në ndryshim nga [ata]”, thotë Marku, “unë po e kritikoj PD-në pa pasur ndonjë konflikt me Berishën apo me ndonjë drejtues të strukturave të PD-së, ndërkohë që të tjerët e kanë kritikuar PD-në dhe zotin Berisha pasi janë hequr nga postet, ose pasi është krijuar një çarje mes tyre dhe strukturave drejtuese të PD-së”.
Re.Pu.
Comments
Te gjithe emrat e

Te gjithe emrat e siperpermendur,nga zoti Zogaj,nuk e kishin pernjimend demokracine,ata ishin aty per pushtet

dhe kuserimin e shqiptareve.Por me i "zoti" ne keto pune ishte dr.dhjeramani,,,,,,,,dhe kaq.Boll zoti Zogaj me

"monumentet" qe i ngrini vetes;historite tuaja nuk ka mbetur njeri me dy pare mend pa i marre vesh.

Po te lexoni librine

Po te lexoni librine disidentit cek Buscar, del se agjentet e sigurumit te hedhur ne "mes" te studentve, vidhehsin te gjithe me partesy me ngjyra te hapura qe te dallohehsin nga sigurimi. Kjo ishte skeme ne cdo vend te lindjes, pra edhe ne Shqiperi. Shikoni ne fotografi se kush iste hedhur nga sigurimi dhe Ramiz Alia: Gramozi, Saliu dhe Azem Hajdari qe me nder jush thone se ka sjelle demokracine

kjo eshte thjesht nje

kjo eshte thjesht nje karllek. po ata qe s'kishin tjeter pardesy te vinin ne breke? Dhe nuk besoj se sigurimi nuk njihte Berishen, Azemin apo Gramozin qe te kishte nevoje per kod ngjyrash. Merreni me karlliqe kur te verteten e keni perpara syve. Gjykoni njerezit per sjelljen qe kane bere dhe qe po vazhdojne te bejne. Sepse nuk me duket aq e veshtire te lexosh sjelljen antishqiptare te Berishes, apo jo? Kush nxjerr te tjera perralla thjesht komplikon muhabetin duke ngaterruar me shume se c'eshte (dhe eshte mjaftueshem e ngaterruar situata apo jo?) dhe thjesht i ben nder Berishes.

Add new comment