Marku e Xhepa përgënjeshtrojnë Biberajn

Postuar në 10 Korrik, 2012 03:59

Dje në shtypin e Tiranës ish zbardhur një intervistë televizive e Aleksandër Biberajt. Gazetat ia kishin marrë një frazë gjysmë të pafajshme mbi ‘takime të natyrës akademike e politike me deputetët kritikë brenda PD-së, Markun e Xhepën”, ia kishin lidhur me një frazë diversive të tijën “mbi deputetë të PD-së që po bëhen gati të hidhen me FRD-në”, dhe kishin dalë me tituj të tipit “Biberaj: Marku e Xhepa janë duke negocjuar kalimin në FRD”. Shkurt, shtypi kish shtuar mjaft spekullim në një spekullim të lehtë të vetë Biberajt.

Por Marku e Xhepa nuk kanë pritur gjatë. Një ditë më pas, dmth sot, të dy ata, edhe pse u mbahen kritikave që kanë bërë, kanë dhënë deklarata të forta luajaliteti ndaj PD-së. Mark Marku është shprehur në Panorama qartë e prerë, se “Biberaj nuk thotë të vërtetën, se s’kam biseduar kurrë për përfshirjen time në FRD, se s’më ka shkuar kurrë në mendje një gjë e tillë, se unë nuk i përkas kulturës së ikjes, por kulturës së qëndresës, etj”. Ndërsa Xhepa flet fare shkurt për Gazetën Shqiptare, por po aq qartë e prerë sa Marku, dhe thotë se “do të qëndroj në PD, dhe askush s’duhet të ketë dyshim për këtë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Tani do dali Grida e do thote: "Ky procedim eshte antilogjik, se nuk mundet qe i njejti person te beje pjese ne nje grup, dhe te mos mendoje si grupi, sepse apriori me argumentet qe na vijne a posteriori, tertium non datur, domethene, qe sipas nje procedimi logjik qe na shpie ne konkluzione te pakundershtueshme, negantem nihil est, domethene, domethene, domethene.. prit se me ra make-up-i.

Submitted by Lleshi (not verified) on

-Marku tha se duhet rithemeluar PD?!

-Marku do bente mire te rithemelonte partine demokristiane se bashku me Ardian Ndrecen, Zef Brozin e shume intelektual te tjere te atij kalibri .

Eshte turp i madh qe levizja demokristiane ka mbetur ne doren e ca sharlatanve si Nard Ndoka, Zef Bushati, Nikoll Lehsi etj.

by the way

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.