Tomisllav Nikoliç shndërrohet papritur nga nacionalist në "renegat”

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë sot një deklaratë “prej renegati”: "Mendoj se kurrë më nuk do të mund të jem President për Prishtinën, e në të njëjtën kohë as kryetari i pushtetit të përkohshëm në Prishtinë (Kë ka në mendje me këtë përcaktim? Thaçin? Jahjagën? Kuvendin e Kosovës? Eulex-in? Apo të gjitha së bashku?) nuk mund të ketë autoritet në Mitrovicë", është shprehur ai. Sipas fjalëve të tij, është e nevojshme të merremi vesh mbi atë, se “çfarë është Kosova” dhe se si duhet të sillet shteti serb ndaj Kosovës.
Siç shihet, janë dilema që nuk mendohej se mund t’i kish një leader nacionalist. Dhe gjasat janë që e gjithë kjo të vijë prej pasigurisë, gjë që e bën atë të kërkojë ndarje përgjegjësish e veprim koral. Dilemat e tij nuk mbarojnë këtu. Në thelb, ai ngriti sot disa pyetje; “Deri në ç’masë institucionet e përkohshme mund të ushtrojnë pushtetin në Kosovë? Cilët janë kufijtë te të cilët Serbia si shtet mund të qëndrojë? Si do të reagohet ndaj disa incidenteve të pakëndshme me të cilat autoriteti i Prishtinës dëshiron të dëshmojë se e ushtron pushtetin në gjithë territorin e Kosovës? Ç’status e ç’rol do të ketë kisha ortodokse në Kosovë? Si do të sillen enklavat me shumicë serbe ndaj institucioneve kosovare? Po komunat në veri? Etj, etj
Në fakt, janë deklarata ende jo fort të qarta, që kanë nevojë të saktësohen e të interpretohen ashtu si duhet.
Re.Pu.
Comments
Pse nuk me shqeteson

Pse nuk me shqeteson qendrimi i Beogradit...

Nuk eshte e udhes te shqetesohesh se c'qendrim duhet, apo do te mbaje beogradi (SHKAU) ne pergjithesi.

Duhet te shqetesohemi se c'qendrim mbajne keto pusht'tetaret tane.

Me shqeteson shqetesimi i Tiranes dhe Prishtines, per situaten politike ne Serbi. Qendrimet qe mban Tadic, Nikolic Dacic dhe ca si kto qe mbarojne me (cic-lic-vic), keta "zoterinj" mbrojne gjakun e derdhur te popullit te tyre per te grabitur territore qe nuk i perkasin, per te roberuar popuj, per ti masakruar ato etj etj.

Padrejtesia me e madhe ne bote, nese fitohet me gjak eshte me e ligjshme se fitorja e dhuruar.

Pusht'tetaret tane nuk kane fituar asnje gje me gjak, por kane pefituar pushtet me ane te dhuratave, ose ne rastin me te keq ne kurriz te gjakut te te tjereve.

Ne tirane Berisha, nga komunist i devothsem u be Demokrati me demokrat qe kish par kombi qe ne krye te koheve, paradoks qe mund te ndodhe vetem ne shqiperi.

Ne prishtine Thaci, mban pushtetin si pasoje e favoreve, qe i ben disa (politikuceve) qe qeverisin de facto ne kosove, ketu e kam fjlaen per Ambasadorin DELL etj te seres se tij. Nderkohe qe luftetaret si Haradinaj etj rrezikojne Burgimin per vepra imagjinare Genocidi.

Zoterinjt pushtetare Tirane-Prishtine, me paaftesine e tyre per te qeverisur, per aftesine e mos shtetformimit po behen ne te vertete mbrojtesit me te devotshem te Serbise.

Prandaj nuk me shqeteson, qendrimi i Serbo-medhenjve te dale boje.

Add new comment