Ish-kryeministrat ish-komunistë duan t’i shmangen me çdo kusht burgut…

Postuar në 12 Korrik, 2012 05:39

Në rubrikën Eastern Approaches të revistës The Economist, është publikuar një analizë e situatës së nderë politike në Rumani (http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2012/07/romanian-politics-2 ) Situata e nderë është krijuar prej vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit rumun dhe për ndryshimin e rregullave të referendumit që mund të vulosë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit. Njëkohësisht, parlamenti rumun po kryen ndryshime kushtetuese të ngjashme me ato të Hungarisë. Dhe këto zhvillime rrezikojnë që Rumania e majtë t’i bashkohet Hungarisë së djathtë në statusin e vendit anëtar të BE-së që do të ketë sanksione financiare për arsye politike.

Po pse parlamenti rumun i është qepur kaq keq presidentit të vendit? Sipas analizës së sipërpërmendur, arsyeja duhet gjetur te fakti se kryeministri aktual Victor Ponta ka pasur si mentor akademik dhe politik ish-kryeministrin Adrian Nastase, i fundit ish-komunist në krye të qeverisë rumune. Dhe ai është dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Ndërkohë, një president i ri ka shanse ta falë ish-komunistin Nastase, i cili ka ndihmuar kryeministrin aktual të bëjë plagjiaturën në dizertacionin e tij të doktoraturës.

Ditën që iu shpall dënimi me burg, Nastase tentoi të vriste veten, por shpëtoi. Duket se ish-kryeministrat ish-komunistë s’dorëzohen kollaj – bëjnë të pamundurën që t’i shmangen burgut…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.