Fitore e përkohshme e universiteteve private fitimprurëse

Postuar në 12 Korrik, 2012 07:27

Departamenti i Arsimit të SHBA-së (i barazvlefshmi i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë) aprovoi para ca kohësh një rregull, sipas të cilit, studentëve të universiteteve private fitimprurëse nuk do t’u jepen kredi me kushte të buta (të njohura me emrin “kredi studentësh”), në qoftë se më pak se 35% e të diplomuarve nga këto universitete janë duke i paguar këstet e kredive. Arsyeja për nxjerrjen e këtij rregulli ishte një studim i departamentit që tregonte se diplomat e shumicës së universiteteve private fitimprurëse ishin letra pa vlerë që nuk u siguronin dot punë të diplomuarve – si rrjedhim, ata nuk ishin në gjendje t’i kthenin kreditë e buta që kishin marrë nga qeveria federale për të studiuar.

Ky rregull i Departamentit të Arsimit u sfidua në gjyq nga universitetet private fitimprurëse, dhe gjykatësi federal Rudolph Contreras e pezulloi zbatimin e tij. Ai kërkoi që Departamenti i Arsimit të ofronte logjikën për kufirin 35%, ose të përdorte kritere të tjera të argumentuara. Në një editorial të sotëm, gazeta New York Times e inkurajon Departamentin e Arsimit që ta bëjë sa më shpejt këtë gjë.

Vetëm 10% e studentëve amerikanë ndjekin universitete private fitimprurëse, ndërsa pjesa tjetër ndjekin universitete private jo-fitimprurëse (si Harvard, Stanford, John Hopkins, etj), ose universitete shtetërore (si Universiteti i Californisë, Universiteti i Virxhinias, etj). Ndërkohë, më shumë se gjysma e kredive të këqija të studentëve u përkasin të diplomuarve nga universitetet private fitimprurëse...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>do ju dergoje Cili ne burg per kete panik qe perhapni. C&#39;jane keto qe thoni mor, po nuk e keni kuptuar se ne ç&#39;maja ka arritur arsimi shqiptar me kontributin e palodhur te Henri Cilit dhe Metit te Kristalit qe perhapni keso zezonash per universitetet private?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Na falni se nuk i marrim vesh keto fjalet e mbedhaja qe po llafosni yve. Kur mbaron universiteti me sh.a ose sh.p.k. tek cila kategori futet? Po vetem sa me thjeshte pergjigjen ju lutmi shumi se jemi me diplome juridiku te blere ne privatu.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.