Berlusconin ‘po e lusin’ që të rikthehet në krye të partisë

Partia e Lirisë në Itali është një parti e krijuar nga Berlusconi. Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, ai ia la kreun e partisë delfinit të tij, Angelino Alfano. Ky i fundit përballë Berlusconit është pak a shumë si Lulzim Basha ynë përballë Berishës. Ka dalë sot, e jo vetëm ka paralajmëruar rikthimin e Berlusconit në krye të partisë e si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2013, por edhe e ka inkurajuar këtë zhvillim. “Janë të panumërt ata që po i luten Berlusconi-t që të kandidojë. Edhe unë të njëjtën gjë po bëj. Nëse ai vendos që të kandidojë për kryeministër, neve të gjithëve na ka nga pas”, ia bëri sot Alfano.
Ka patur reagime. Daniela Santanchè, një politikane që e adhuron Berlusconi-n politikan, thotë: “S’kemi tjetër më të mirë. Ai merr më shumë vota për qendrën e djathtë. Dini ndonjë tjetër që merr më shumë?” Ndërsa i pari i Ligës së Veriut, Maroni, kur i thanë se ‘Berlusconi do të zbresë prapë në fushë’, u përgjigj: “Në fushë? Në San Siro? Vërtet?” Në fund është Italo Bocchino, që i pret drutë shkurt: “Gjenden interesa për t’u mbrojtur, e që s’mund t’ia mbrojë njeri si ai vetë”.
E.G.
Comments
Po cprisnit prej Berluskes

Po cprisnit prej Berluskes dhe maskarenjve te tij.

Pervec paturpesise, idiotesise dhe rrenimit moral te keti lumpeni qesharak nga rrethinat e Milanos dhe demtimin e rende ne prestigjin e nderin e e Italise qe ka sjelle ky qen i ndyre (ngjashmerite me kete malokun tonje jane te hatashme, duke pranuar se eshte Bisha qe perpiqet ti ngjase ketij impotenti plak) me kete hap qe po ndermerr berluska do te sjelle rrenimin e plote te ekonomise italiane dhe zbimin e saj nga komuniteti europian...

Ngrini shoke e gezoni Po na

Ngrini shoke e gezoni

Po na kthehet Berlusconi

Add new comment