Imam (S)Aliu sipas Bazes dhe një satirë radiofonike për Fazlliçin (në fakt për ne)

Mero Baze në editorialin e mbrëmjes në TemA-n e tij online flet për një 'strukturë Fazlliç' në Ministrinë e Mbrojtjes, egzistuese edhe para emërimit të Arben Imamit, strukturë e cila, - shkruan Baze, - "ka lidhje vertikale me Sali Berishën". "Por Imami pranoi qysh në fillim faktin që Damir Fazlliçi, i ardhur nga nëntoka e mafies jugosllave, me lidhje të panumërta me tregtarët kryesorë të armëve në Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi, do të ishte partneri kryesor i bizneseve të Ministrisë së Mbrojtjes, - shkruan Baze dhe më pas bën një portretizim të Ministrit. E quan Imam (S)Aliu dhe thotë: "Është një proces i tërë rrënimi personaliteti, një zhbërje e parimeve, një degradim, i cili duhet të na dhembë të gjithëve... Në tredhjen e tij intelektuale dhe përdorimin si badigard i Familjes për të ndalur transparencën në zyrën që i kanë dhënë, tregon se nuk është më i lirë as për të heshtur".
Dhe meqë jemi te Fazlliç (në foto me Imamin në një filmim të programit Fiks Fare), ja një satirë që ve në lojë sjelljen e publikut shqiptar ndaj personave si ai, marrë nga emisioni radiofonik, Klubi i Mëngjesit: "…Pasi shijoi një drekë të mrekullueshme në tarracën e një hoteli luksoz në kryeqytetin e Shqipërisë, z. Damir Fazlliç u mbështet në karrige, mbylli sytë dhe shijoi ngrohtësinë e diellit pranveror. Zoti Fazlliç na tregon se ndihet shumë i kënaqur që njerëzit e trajtojnë me kaq respekt në Shqipëri. "Kudo ku shkoj njerëzit më buzëqeshin, më shohin me adhurim, madje duket se më duan, do thoja unë. Pas gjithë këtyre që janë thënë për mua dhe për punët e mia në media, prisja të më dilte ndonjë nevrik përpara gjëkundi, që të m'i thoshte dy llafe, por jo", - thotë ai për Klubin e Mëngjesit dhe pasi rrufit një kafe me qumësht, dremit në karrige, ndërsa një nënë e re që qëlloi aty, e mbulon Damirin me batanijen e foshnjes së saj…" (A.N)
Comments
Rekordet tona i kemi për
<div class="content"><p>Rekordet tona i kemi për marshallah. Bëni durim, edhe pak ditë bëni durim kur të lëshohet ujku, truplidhuri, i freskëti, energjiku, cipëplasuri, i njomi fidan, heroi ynë i gjallë i pakallur, babi i Xenit hundë shkabonjë dhe babi i Argitës me sytë me qese, lëkurëvaruri i Brakës, AI që edhe këtë behar me not ka për të shkuar nga Dhër(miu) në Lecce të Italisë të bëjë shurrën atje, të pijë një kafe e të kthehet përsëri me not këtu.</p><p>Dil e shfaqju Mesdheut o shpatullgjerë i Albanisë, dil e thyej rekorde o tigri i tokës së shqiponjave. Dil e shpartalloi rekordet se ky është korriku yt i fundit. Dil noto i lirë se mot te 313 nuk ka as legena, as kova uji e jo më pishina o albatros i deteve të Tropojës.</p></div><p> </p>
Add new comment