Ka qenë një shkrim i Robellit që ka provokuar shpërthimin e Dell-it

Postuar në 12 Korrik, 2012 03:41

Nga një shkrim i Armand Shkullakut të publikuar sot në Panorama marrim vesh se shpërthimi i ambasadorit amerikan kundër Veton Surroit ka ardhur menjëherë pasi Koha Ditore (gazetë e Surroit) kish publikuar një artikull të Enver Robellit, në të cilin për ambasadorin Dell thuheshin gjëra jo fort simpatike. Robelli e quan “shkatërrues të demokracisë, kurdisës vendimesh, i përfshirë në pothuaj të gjitha veprimet e ndotura, të cilat ia kanë humbur kuptimin garës demokratike, njeriu që cakton edhe orarin se kur mund të shkojnë në WC liderët lokalë dhe disa përfaqësues të huaj, njeriu i metodave perverse për ata që mendojnë ndryshe, etj, etj”.

Shkrimi i Robellit është i një natyre denoncuese (ndiqni linkun: http://www.kohaditore.com/?page=1,9,106900), dhe nuk ngjan shumë me shkrimet e kujdesshme që vihen re në shtypin e Prishtinës kur është fjala për ambasadorin amerikan (Shkullaku e sheh këtë shkrim si një model jo të mirë të gazetarisë analitike), por gjesti i Dell-it ka bërë përshtypje jo të mirë në qarqet mediatike (edhe vetë Shkullaku flet për një shock të provokuar nga ky reagim).

Christopher William Dell është në fund të mandatit të tij ambasadorial (largohet në shtator).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim D (not verified) on

kam perhsytpje se ambasadori me sulmin ndaj  surroit ka dashur te vej ne evidence faktin qe eshte sjellur ne menyre te atill sepse e ketill eshte dhe politka ne mes shqiptareve. kosova dhe shqiperia kan nevoj mbi te gjtha qe te behen reforma por te behen me kujdes, dmth qe ti lihet kohe kohes. eshte kuptueshme deri diku pse ambasadoret amerikan po mbrojne qeverit egzsituese ne te dyja rastet , sepse teke fundit opozitat shqiptare , qoft ps qoft vv jan tejet agresive ( cka nuk eshte gje ekeqe) , por qe perben kushte per instabilitet. dhe sfida me e madhe per tani eshte dalja nga ky isntabilitet kornik qe ka kapur vendet tona.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Sorosizmi eshte antiamerikanizem;-) Ne Kosove, Veton Soros Surroi, njeriu themelues i Fondacionit Soros ne Jugosllavi dhe me vone themelues i Soros ne Kosove pasi deshtoi si cdo grup tjeter sorosian ne zgjedhje (kujtojme G99;-) deshtoi edhe ne zgjedhjen e Presidentit (sic deshtoi edhe Valdete Soros Sala ne Tirane;-) denoncohet nga Ambasada Amerikane si instrumentalizues i sulmeve kunder Ambasades Amerikane ne Kosove. E cuditshme sa ngjajme me Kosoven;-) Dhe thone pastaj qe nuk jemi njesoj;-)))

Submitted by koz (not verified) on

Mesazhet qe vijne nga ky shkrim dhe intervista e Dell:

Se pari edhe pse une smpatizoj Surroin te vjen  cudi me mbrojtjen qe shtypi shqiptar dhe Shkullaku i ben ketij te fundit per me teper kur besoj qe vete surroi nuk besoj te kete nevoje per nje mbrojtje te ille.

Se dyti jam i prirur te besoj qe ajo qe thote Dell te jete e vertete dhe padyshim nuk eshte pozicion i kendshem per politikanet e dhjere shqptare andej e ketej kufirit qe te qurraviten dhe te humbasin sensin dhe masen para cdo ambasadorri apo te huaji ne pergjithesi.

Se treti padyhsim qe eshte jo korrekte dhe morale perdorimi i shtypit (ca me keq atij privat/personal per fushata politike, presidenciale apo motivime te tjera te dyshimta dhe qe shkojne ne perfitimin personal apo te kauzes poltike qe perfaqeson/mbeshtet. Mua me pelqen Koha ditore dhe Surroi vete por mesa duket ne vendet tona cdo gje duhet ndotur e bere pis dhe qendrimi larg baltes duket e pamundur.

Se treti dhe me e rendesishmja - ky incident si shume te tjere me para e me tej ne te ardhmen  - tregon sesi trajtohen nga diplomacia e huaj e vecanerisht ajo amerikane vende te tilla pa vlere/jo demokratike (Si Albanistani/Kosova) dhe zyrtare pa dinjiet e pa inteligjence ne te te tilla shtete hibride.
Padyshim qe Shkullaku ka te drejte per gjuhen dhe pozicionin aspak diplomatike te Dell por nuk na sqaron sipas tij se perse valle dikush duhet te perdore diplomacine skrupuloze dhe fine me harbuter/hallduper/zorzoper dhe maskarenj te pagdhendur qe funksionojne ende me kodin e kanunit, te hakemarrjes primitive dhe ne emer vec te tribuse dhe klanit kriminal qe perfaqeosjne dhe qe po grabit qytetaret ne te dy anet e kufirit, (jo vetem cdo burim pasuror e financiar por edhe cdo shprese e ednerr per jete normale dhe zhvilim).
Mesazhi i huaj eshte shume i qarte - thyeni qafen e beni cfare te doni me njeri tjetrin pasi nuk merritoni gje tjeter. ca me pak respekt dhe trajtim si te barabarte. Kosva dhe Shqiperia nuk jane ne prioritetet diplomatike te ketyre vendeve dhe vecse mund te kthehen ne kokecarrje pa fund.
perderisa keta ndyrersira qe kemi ne pushtet nuk bashkepunojne hapur me ruset apo talebanet islamik,  amerikanet as qe do te perpiqen te sillen me ne ndryshe nga cmeritojme (e kam fjalen per forcat politike).
Sa per europenet - ata ende perpiqen ta shohin veten si "edukues", patronizues dhe  ex-catedra per ti kthyer vendet e ballkanit ne vend paqeje e stabiliteti te qendrueshem (nje utopi kjo ne vetevete) por qofte menyra si e kane konceptuar keta ndermarrje te pamundur qofte edhe humbja graduale e dite pas dite e forces terheqese (dhe fuqise fianciare (ergo -EURO) per ta bere kete ka bere qe ne rastin me te mire keta te behen qesharak e jo te besueshem ne kete aventure.
Berisha (deri diku dhe nen shembullin e tij edhe Thaci) e di fort mire kete dhe ka luajtur dhe perdorur kete pozicion te te huajve shume mire deri ne limitet e mundhsme. rama me te tijte (dhe mesa duket edhe Shkullaku) ende mendojne ne menyre naive se vendet perkatese kane ndonje vlere ne kuadrin e gjeopolitikes dhe ekonoimse boterore..
Per te mos folur pastaj per besimin naiv (nese vertet dikush beson kete) se drejtesia dhe demokracia ne vend eshte thelbi i rolit te ambasadoreve te huaj (qe sipas shkullakut nuk na paskan perdorur etiketen dhe gjuhen diplomatike ashtu sic duhet)
Boo Hoo

Submitted by Anonim (not verified) on

Enver Robelli duhet ta kuptoje qe insinuatat pa fakte jana pallavra. Ai e quan kryeminsitrin e Kosoves kidnapues. Per nje fjale te tille ne Zvicer do te shkonte ne burg. Si qenka krymenistri i Kosoves kidnapues. Dhe po Robelli eshte zagar i Surroit- vetem kur i thote Surroi kape ai leh.

Submitted by Lumi (not verified) on

Per Anonimin... (Te tjerat cfare shkruan e fyen ai - jane pallavra). Lexoje shkrimin e meposhtem; kush i vodhi votat ne Kosove? Thaci dhe grupi i tij! Kush e shtyri Dino Asanajn, shefin e privatizimit, te vetevritet? Po akuzohet Thaci direkt nga rrethi i tij, pasi qe synim i tij ishte qe permes vellait (Gani Thacit) te marre hotelin Grand.

Mediet gjermane mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe të ardhmen e vendit

“Në Kosovë krimi i organizuar ka marrë pushtetin, shteti juridik është i pamundshëm”

Berlin – Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga qeveritarët në Prishtinë është paraqitur si përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë. Njëkohësisht është heshtur fakti se në Kosovë mbetet misioni i Bashkimit Evropian (Eulex), trupat paqeruajtëse KFOR, zyra e OSBE-së, misioni i OKB-së (UNMIK) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Në lidhje me këtë gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” shkruan se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po bën përpjekje ta festojë “pavarësinë e plotë”, duke e quajtur vendimin e BE-së dhe të SHBA-ve për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare si “historik”. Sipas gazetës “nuk ka asnjë arsye për të festuar në Kosovë. De fakto vatra evropiane e krizës nuk pranohet si shtet nga çdo i dyti anëtar i OKB-së. (...) Në realitet njerëzit në Kosovë vazhdojnë të jenë të varur nga ndihmat prej disa miliardash nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, pa të cilat ky vend shumë i varfër do të pësonte kolaps. (...) Por rreziku më i madh për Kosovën nuk buron nga Serbia; rreziku vjen nga vetë Kosova. Krimi i organizuar ka aq pushtet, saqë shteti juridik është i pamundshëm”.

Në lidhje me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar ka shkruar këto ditë edhe gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila e quan Kosovën “një shtet të çuditshëm” dhe nënvizon se Kosovës i mungon drejtësia dhe ajo zëvendësohet nga Misioni i BE-së, ndërsa për siguri kujdeset trupa paqeruajtëse KFOR, derisa një pjesë e banorëve – serbët në veri – nuk e pranojnë shtetin e ri, institucionet e të cilit janë të dobëta dhe politikanët nuk janë të pastër sa i përket involvimit të tyre në biznese ilegale. “Mund të ndodhë që në Kosovë të krijohet një ‘problem i pazgjidhur’, ashtu siç e ka Europa diku tjetër, në Qipro. Shpresa se në Ballkan koha i shëron plagët, të cilat i kanë hapur jo vetëm luftërat jugosllave, por edhe shekujt, deri më tani doli të jetë mashtrim. Gjendja është qetësuar, por nuk mund të flitet për ‘stabilitet të vetëqëndrueshëm’ – një fjalë e pëlqyer kjo nga bashkësia ndërkombëtare. Kështu vetëm duhet tërhequr vërejtjen para ilaçit për të gjitha problemet të quajtur integrim evropian: në gjendjen e tanishme BE nuk do të eksportonte stabilitet, por do të importonte jostabilitet”.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.