Një vrasje për të cilën nuk përmenden motivet!

Postuar në 06 Tetor, 2025 18:42

Qeveria është tronditur nga vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Sapo kryeministri Rama u trondit, ndjesia në fjalë u përhap si e tillë te të gjithë. Siç na ka treguar përherë se aq di të bëjë, edhe sot z. Rama kërkoi me ngul të ashpërsohet Kodi Penal për armëmbajtjen pa leje, a thua kjo do ulë peshën e padrejtësive që bëhen në këtë lloj vendi.

Të gjithë kanë dënuar vrasjen, e kanë shpallur kriminale, por askush nuk vë në dukje motivet.

Cilado qofshin ato duhet të kujtohemi se jetojmë në Shqipëri. Në Shqipërinë e Edi Ramës. Ka patur vrasës dhe tutorë prostitutash në Parlament. Dhe askush nuk dinte gjë. Grisen regjistra kadastralë të tërë dhe askush nuk di gjë.

Vidhen dhe banditohen mijëra njerëz me mikrokreditë, djeg veten një njeri, dhe askush nuk di gjë. Po pensionet, po fakti se gjyqet vazhdojnë me dekada…

Kjo është Shqipëria e këtyre të tronditurve sot. Rëndon shumë si vend, rëndon e nuk mbahet dot. Mban erë të rëndë kjo Shqipëri, është e kalbur, e qelbur, është kusur edhe për Ferrin.

Është komode të rendësh sot me vrap e të thuash: burg përjetë vrasësit! Por pa ditur motivet ne nuk dimë as edhe çfarë jete do i marrim ta çojmë në burg! Se mos ndoshta atë jetë ia kishte marrë Kadastra, njësia vendore, mandej gjykatat e kështu me radhë.

Është ironike në kulm të shohësh se ngjarja sot përkoi me arrestimin e stomatologut Roland Xhaxho, që akuzohet se me mjekimin e tij vrau një 3 vjeçar. Të gjithë kolegët e tij para 3 vjetësh thanë: Sistemi! E njëjta me skandalin e Onkologjikut!

Pak ditë më parë ndodhi një vrasje në shkollë. Kush e ka fajin? Tik-Tok?

E njëjta me çdo gjë në këtë vend. Ku dikush ka kapistallin dhe kërbaçin e të tjerët duhet të ulin kokën. Shteti dhe ligji nuk mund të predikojnë sikur të jenë Kisha dhe nga ana tjetër të jenë lubia e zhvatjes dhe padrejtësisë. Dënojeni sa të doni vrasjen! Që sipas burimeve të para është për çështje Pronë! Dënojeni gjithë ditën, por asgjë nuk e kuron dëshpërimin që buron nga LART!

s.zaimi

Comments

Submitted by kurioz (not verified) on

Fiks kjo eshte, ulerijne te gjithe dhe thelbi shpesh mbetet ne periferi.
Po tek thone: Gjykatat dhe gjyqtaret duan me shume siguri, une si qytetar i thjeshte them : po mbase gjyqtaret duan plumb kokes, se ai ka mbetur i fundit, para se ta maresh dhe nje te koruptuar me vehte tek e vret pikerisht aty ku ai ushtron profesionin e tij te preferuar.
Pse nuk hapet nje hetim i mirefillte para se te filloje kjo lajthitje mediatike, e te shohin se mbase ka me shume per kete histori, se sa dhembja e vrasjes.
Mbase i ka shkuar si kapele fiks ne koke ai plumb ketij gjyqtari ne nje vend ku korrupsioni e mos-zbatimi i drejtesise jane ne rend te dites ne cdo gjykate e nivel. Mbase kete ceshtje prone e kishin kopsitur te dyja palet.
Dhe fiks qe e kishin fituar te dyja palet ... sic ndodh rendom ne Shqiperi. Derisa njera pale dha me shume pare, dhe pazari mori tatepjete ... just saying ...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qe kur moderatorit nuk i ben pershtypje ky koment dhe e lejon e kupton qe as ketu nuk gjen ndonje kend arsyeje.

Submitted by kurioz (not verified) on

po shume mire le ta futin ne kodin e ri penal kur te dale nga veza, a thua se me ben cudi akoma ligjet qe i bejne e i fshijne si ju do qejfi races njerezore. Sa per lirine e shprehjes ky eshte ndoshta i vetmi portal qe i le njerezit te flasimn cfare mendojne. dhe ka nje ndryshim shume te madhe midis asaj qe mendojne e asaj protokollares ne media qe nuk i sheh njeri ... tek i jepet fryme argumentit ligjor a joligjor nga ca ANALe qe mbeten studiove duke dashur te na mbushun mendjen.
Arsyet asnjehere nuk dalin e fshihen skutave bashke me ligjet qe do shiten si shpetimtaret, e korrupsionin qe prevalon ne cdo qelize te atij shteti e gjyqesori.
Po kapen te gjithe pas autorit dhe asnje nuk sheh poshte kesaj mbulese, ndoshta e dine qe aty eshte muti kapi.
E tek legalizojne ilegalen, keta gjyqtare te kaluar ne 3 vrima gjylpere vetingu, rastesisht ... po krejt rastesisht bien "deshmore" te veprave te tyre.
Kjo vrasje eshte nje ulerime se ku i con njerezit ai sistem i kalbur, aq me shume ne kete rast, dhe si e tille nuk duhet kaluar pa nje analize, qe deri tashti as ka gjasa te behet. E mqs po diskutohet qe te vihet nen kontroll ky fenomen, harrojeni.
Natyra njerezore prevalon mbi gjithshka! gjyqtari do vazhdoje te mare leke ne dore, e njerezit do ja u japin gjysmen e lekut fiks mu ne sallen e gjyqit, e pasi tju duket qe kane bere detyren per vehte dhe te tjeret, te dorzohen TE NDERGJEGJSHEM qe bene me te miren, ashtu gjakftohte, sipas llogjikes se tyre njerezore.
NJerezit kane vene kujen per fenomenin, pa gjyqtari me regull treshi ne shqiperi, vetem lau hesapet e tij.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shto këtu edhe ndërsimin e Kryeministrit duke anatemuar gjyqtarë e prokurorë që guxojnë të dalin nga rreshti e të mos i shkojnë sipas midesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.