Musk propozon Grokipedian
Biznesmenti Elon Musk njofton se është duke krijuar Grokipedia.
Do të jetë një përmirësim masiv krahasuar me Wikipedian
shkruan Musk në rrjetin “X”.
Në një seri postimesh dhe ripostimesh të përdoruesve të tjerë, Musk ka nisur një fushatë diskreditimi të rrjetit të njohur enciklopedik online që akuzohet për njëanshmëri. Në një intervistë me Tucker Carlson, themeluesi i Wikipedias, Larry Sanger pranon se në hartimin e artikujve të enciklopedisë ka një kategorizim të burimeve duke folur madje për një listë të zezë.
Në diskutimet online për idenë në fjalë, sugjerohet që enciklopedia e re të ofrojë mundësi për të shqyrtuar një larmi opinionesh, çka përfaqëson një ndryshim të madh në mënyrën si e përftojmë dijen, të paktën atë historike dhe si do kuptojmë hierarkitë e vlerave.
Add new comment