Rrugët e asfaltuara të qeverisë dhe rruga Lushnje-Berat

Postuar në 13 Korrik, 2012 06:11

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është shprehur se po punohet për ndërtimin e një rruge të re Lushnjë-Berat, e cila praktikisht ka qenë për vite me radhë në një gjendje katastrofike. Këtë deklaratë e dha pasi Berisha kish këputur një të fortë. “Sot anembanë vendit janë në ndërtim dhe ne përfundim mijëra kilometra rrugë. Një kundërshtar i yni do të thoshte se udhëtova kudo për të gjetur rrugë të paasfaltuara, por nuk gjeta”, tha Berisha para dy ditësh.

Deputeti i Beratit Erjon Braçe ka shpërndarë online një foto të kësaj rruge (është fotoja që shoqëron këtë lajm), dhe e shoqëronte me shënimin: “Ministri i Transportit tha dje se rruga aktuale Lushnjë- Berat është ajo që ka lënë PS-ja, ndërkohë që ai po bën ‘rrugën e re’ Lushnjë- Berat. Ja fakti, shiheni ‘rrugën e re’! Isha tani, në 4 kilometra s’punon kërkush. Gjurma thjesht është gërmuar dhe aty këtu është hedhur pak çakull!! Pra, ministër këtu s’ka rrugë e punë në rrugë. E dyta, rruga aktuale nuk ka qenë kështu! Ka 8 vjet që po shkatërrohet, sepse nuk po ïnvestohet as për të hedhur zift!!

Re.Pu.

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>pse nuk inauguroi berisha ne 2010 by-passin e vlores me nje kamion bashkie dhe me nje rruspe nga ajo e kantierit lushnje fier... me ate nonen e dallaveres merreni ju?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.