Veton Surroi ka vendosur të thotë gjithë të vërtetën mbi Dell-in; me një shkrim në Kohën Ditore

Postuar në 13 Korrik, 2012 16:26

Koha Ditore ka lajmëruar se nesër do të publikohet “letra e lamtumirës së Veton Surroit për ambasadorin Christopher Dell”. Njoftimi lë të kuptohet se letra do të jetë në disa numra, gjë që të bën të mendosh se Surroi e ka shkruar ‘shtruar e për qejf’ këtë letër. Argumentat janë të shumtë, e gazeta e sotme i ka përmbledhur në nëntituj, si “Ç’ndodhi gjatë darkës me Hashim Thaçin në rezidencën amerikane?”, “Dy versione të darkës, një përfundim”, “Në ç’mënyrë është informuar ambasadori për artikujt që ende nuk janë botuar, e për hetimet që ende nuk janë kryer?”, “Operacioni Limaj: ambasador në Kanada, New York apo Japoni?”, “Si u shndërrua Pacolli nga ‘rusi’ në persona grata”, etj, etj.

Janë shënime të vjetra të Surroit, që ai ka vendosur t’i nxjerrë në dritë tani, teksa mandati i ambasadorit Dell po shkon drejt fundit? Apo janë shënime të shkruara këto dy-tri ditë, në përgjigje të çalltisjes së pazakontë të ambasadorit? Kjo do të merret vesh (ndoshta), pasi t’i kemi lexuar këto shënime.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E haruat nentitullin me interesant per mendimin tim:&quot;&nbsp;<span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica, sans-serif; line-height: 18px; text-align: left; ">Një moment refleksioni : si keqpërdoret pro-amerikanizmi i Kosovës&quot;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.