Arbën Xhaferi: Qosja është personazh i parehatshëm

Postuar në 17 Korrik, 2012 05:05

Në një intervistë për Shqipin e sotëm, Arbën Xhaferi del në mbrojtje të standadit të shqipes, dhe është disi i shock-uar nga mendjelehtësia sektare me të cilën trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull ‘Komunizmin e lavdërojnë kur e sulmojnë për standardin e shqipes’, të publikuar në respublica.al; në fakt, është një pjesë nga intervista e tij, që ne e kemi veçuar si opinion).

Por po në këtë intervistë ai cek dhe çështjen ‘Qosja’. Më saktë, është gazetarja Oliverta Lila që i bën pyetjen: “Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është folur shumë për një ftesë të munguar të Akademisë së Shkencave për akademikun Rexhep Qosja. A keni një reagim për këtë rast?” Dhe Xhaferi përgjigjet: “Profesor Qosja gjithsesi nuk është i rehatshëm. Ai është polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luajë rolin që dikush tjetër ia cakton. Ndjenja e tij për dinjitet dhe integritet është shumë e zhvilluar, kështu që ai nuk përton që të polemizojë me ata që sipas tij kanë qëndrime të gabueshme. Mendoj se kriteret që manifestojnë cilësinë e kulturës së tij, postulatet e tij morale, i krijojnë më shumë probleme atij se sa shoqërisë shqiptare. Duke marrë parasysh kontributin e tij ndaj kulturës dhe kauzës shqiptare, mendoj se duhet të tolerohet, të pranohet ashtu si është ai dhe jo si e parapëlqejnë të tjerët.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shko ore plehre - ti nuk ke bythe te ngrihesh te mbrosh gjuhen kombetare ne Maqedoni dhe perdorimin e saj ne parlamentin maqedonas ....u bere ti te pergojesh Rexhep Qosen.</p><p>Ik puthi bythen maqedonsve dhe vazhdo rri i guak ne nji parlament qe perkemb te drejtat e shqiptareve ne menyre te hapur - kurse ju merrni rrogen e ndyre.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.