Do flasë Basha pas gjestit të Arvizu-së?

Është shumë e çuditshme heshtja e Lulzim Bashës përballë një kërkese të disa gazetarëve për të bërë transparent investimin që po bën për zgjerimin e rrugës së Elbasanit në hyrjen për nga Sauku të Tiranës. Është një investim që shoqërohet me një impakt ambiental e me një dëm që i bëhet trashëgimisë sonë arkitekturore (pallati presidencial, tok me rrethimin, ka dekada të tëra që është ndërtuar). Kjo sjellje prej vuvi duket si e imponuar nga rrethana “që s’janë në dorë të tij”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander Arvizu, e ka vënë re këtë heshtje, dhe ka kuturisur t’u gjendet pranë gazetarëve. Fillimisht ka miratuar kërkesën e tyre, ndësa sot i ka ftuar në rezidencën e vet. Sipas shqiptares.com, ai ka mbështetur kërkesën për transparencë nga Bashkia e kryeqytetit. Në këtë takim ishin Andrea Stefani, Ilva Tare, Anila Basha, Skënder Minxhozi, Shpëtim Nazarko, Alfred Peza, Aleksandër Çipa.
Ristani reagoi në momentin që Arvizu nënvizoi absurditetin e refuzimit të së drejtës për referendum. Po Basha do reagojë pas këtij gjesti të ambasadorit?
Re.Pu.
Comments
ristani reagoi thoni ju, po

ristani reagoi thoni ju, po basha? pse si eshte puna, doni qe edhe basha te dale e te reagoje ne menyre te ngjashme me ate te ristanit? linja e pd keshtu eshte o reagojne si garipa o fare.

Jemi katandisur ne

Jemi katandisur ne protektorat ambasadoresh, qe si prifterinj psallin me rradhe apo ne kor neper media, per te qetesuar shpirtrat e trazuar te njerezve nga 'shejtanet' politike ne qarkullim...Ose jane te paplotesuar me pune aktive ose po pergatiten per ndonje grade shkencore ne lemen e demokracise albaneze...Boll me ta, pasi kapica e deklaratave te tyre shpesh here ka me shume 'dru' te shtrembera, por ngaqe mbulojne njera tjetren me shpejtesi po me aq shpejtesi harrohen...Le te hapin neper ambasada 'vende pelegrinazhi' ku te vemi te falemi...Amen !

eshte turp per gazetaret qe e

eshte turp per gazetaret qe e mbajne veten per ajke kur veprojne me sjellje te tilla .

kisha degjuar qe ka njerez qe per cdo gje do ti shkruajne ambasadorit amerikan apo te tjereve per ankesa si:

mua me rreh burri,nderhyni

mua sme japin pensionin,nderhyni

ne po bejme greve te na rriten rrogat,nderhyni

mua me ndau gruaja,iku me dashnorin,nderhyni

mua sme pjell lopa.nderhyni

mua me prishen gardhin,nderhyni

mua.................

mua.................

mua.....................

E po kur shkuat dhe ju gazetaret per tu ankuar dhe i thate : "O ba.ai cuni me rrahu mua."

Mjer ne per gazetaret qe kemi.

Dhe pastaj habiteni kur ambasadori amerikan ne Kosove tallet me te gjithe ,politikane,gazetare,etj.

Mire ju a bejne.

E pse të flasë Basha? Ka gjë

E pse të flasë Basha? Ka gjë kontratë ai me ambasadorët, që sa herë këta dalin, e nuk dalin rrallë e ndoshta disa herë në ditë, duhet t'i përgjigjet? Edhe ambasadori amerikan nuk i ka kërkuar të dalë. Iu është përgjigjur gazetarëve se duhet për çdo gjë të ketë transparencë. Dhe ka të drejtë. Por kjo s'do të thotë që pas kësaj ndonjë të jetë i detyruar të dalë e të flasë. Gazetarët kanë ligjin për informimin. T'i drejtohen bashkisë në emër të këtij ligji. Mua më duket se ata nuk e bëjnë këtë e se nuk duan transparencë. Duan, gjithmonë për mendimin tim e ngaqë ata janë të anshëm politikisht, të krijojnë konfuzion. Nuk më duket se janë të painformuar, sa të kërkojnë diçka në vendin e gabuar kështu siç bëjnë. Ky është sistemi që deshëm; ai me demokraci. Që i lejon gazetarët t'i shkruajnë ambasadorëve, këtyre të dalin e të japin ide konstruktive, por dhe të zgjedhurve të qeverisin deri sa t'u mbarojë mandati. Kur të vijë dita e zgjedhjeve do të kemi mundësinë t'i ndëshkojmë për ato që kanë dhe s'kanë bërë. Unë s'dua që këtë ta bëjë ambasadori, qoftë dhe me të drejtë, se pastaj jo vetëm që s'kemi demokraci, por s'do të kemi as fije shteti.

Dhe ja ku doli i tredhuri i
Dhe ja ku doli i tredhuri i rradhes Basha....te jape versionin e tij!?
Add new comment