Topi dekoron Shoshorin, që ka akuzuar Berishën si ‘denonciator armiqsh të PPSH-së’

Dekorimi i Hysen Shoshorit është një nga gjestet e fundit të Bamir Topit si President, dhe duhet thënë se është gjesti më i qartë e më sfidues që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në krye të shtetit. Mesazhi sfidues i është dërguar Sali Berishës, të cilin Hysen Shoshori, i përndjekur politik, e ka denoncuar si dëshmitar në gjyqin që i është bërë në vitin 1975. Në një intervistë dhënë një bashkëvuajtësi, Skënder Tufës, në vitin 2000, ai është shprehur se “një fytyrë e fiksova mirë në gjyqin tim; ishte fytyra e atij që nxorri një trakt timin nga xhepi, dhe e tundte para audiencës në gjyq e para syve të kryetarit të Gjykatës, duke thënë se ‘Shoshori duhet varur në litar’; ky njeri ishte një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, Sali Ram Berisha; e kujtoj atë, pasi asnjëherë s’mund të harrohet bisha që të kafshon”.
Vetë Tufa ka pohuar më pas se, ndërsa ndiqnin protestat e studentëve nga burgu politik i Sarandës, Shoshori ka njohur Berishën që u vu në krye të lëvizjes studentore, dhe është shprehur me pikëllim: populli shqiptar do të bjerë nga shiu në breshër. Berisha, që është i njohur për shpërthimet e tij për hiçgjë, pas intervistës së Shoshorit, u mjaftua të thosh me ton fare të qetë: “është fantazi vulgare, dhe ky njeri me siguri duhet të jetë i dehur”.
Por Bamir Topi me siguri “nuk ka qenë i dehur, madje ka qenë absolutisht esëll’’, kur e ka dekoruar Hysen Shoshorin.
E.G.
Comments
Lufte hienash.

Lufte hienash.

Ditën që do dekoronte

Ditën që do dekoronte Shoshorin, Berisha la Topin 20 orë në det

Presidenti ne detyre Bamir Topi, rezulton te kete mbetur ‘viktime” e hakmarrjes se kryeministrit Sali Berisha per odisene ne detin Adriatik ne rrugen e kthimit me traget nga Italia ne mesjave. Duke patur parasysh natyren e Berishes per te ditur gjithcka bejne kundershtaret e tij, kryeministri ka mesuar edhe per faktin e axhendes se dekorimit te Hysen Shoshorit, njeriut qe u arrestua me 1975 dhe denua me vdekje e me tej me burgim pas denoncimit nga ish sekretari i rinise se spitalit, doktori komunist Berisha. Shoshori ne ate kohe shperndante trakte dhe me shume se dhjete vite me pare denoncoi Berishen si denoncuesin e tij ne nje interviste televizive nga SHBA-te. Nje tjeter fakt interesant ka dale se fundmi. Diten qe po kthehej nga Italia me traget, Topi kishte caktuar edhe dekorimin e Shoshorit, duke ia dhene medaljen familjareve te tij. Por udhetimi i tyre ka dale huq, se bashku me nje tjeter grup qe do dekorohej ate dite ne presidence. Axhenda u dogj dhe bashke me te lajmi i parakohshem. Topi mbeti per 20 ore ne det pas nje defekti misterioz i tragetit Adriatika 1. Nuk kishte ndodhur kurre me pare qe nje traget te mbetej per nje kohe kaq te gjate ne det, te pakten jo me shume se tre apo kater ore. Jo vetem kaq por dolen lajmet se trageti ishte riparuar e me pas u prish perseri….U tha se Topit iu ofrua nje skaf nga Policia Kufitare dhe ai e refuzoi duke e ndjere veten te barabarte. Por nga informacionet e fundit mesohet se gjithcka ka qene nje rreng ndaj Presidentit, vetem e vetem qe te mos mundesohej dekorimi sipas axhendes ne menyre zyrtare i Hysen Shoshorit. Duke menduar se Topit do i digjej ajo dite, berisha ka shpresuar qe ish-zevendesi i tij te anulonte kete venim. Por Topi kete here foli me shume se me heshtje, dhe pse pa ceremoni zyrtare sic ben zakonisht, e dekoroi Shoshorin dhe lajmi u mbajt sekret. Burime te besueshme thane se Berisha nuk e ka bindur dot presidentin ne detyre ta anuloje dekorimin dhe eshte perpjekur qe te pakten te mos behej live ne tv sic dhe eshte vepruar ndonjehere, ose te pakten te mos behej ne kronika…Gjysmen e qellimit Berisha e realizoi, por perseri lajmi mori dhene…

Kujtojme se muaj me pare, Bamir Topi per pak sa nuk pesoi aksident tragjik ne fluturim gjate udhetimit ne Turqi per vizite zyrtare. Ishte periudha kur duhet te kalohej ligji i plehrave dhe ai per shembjen e Piramides. tek te dyja Topi deshtoi dhe pas frikes se madhe ne incidentin e Turqise, u detyrua t’i linte te dyja ligjet ne heshtje dhe te hynin ne fuqi vetvetiu….

Dekorimi

Presidenti dekoron për sakrifica në qëndresën ndaj komunizmit, njeriun që u dënua ‘falë’ dëshmisë së Sali Berishës, që kërkoi në gjyqin e tij që ai të varej pse kishte shpërndarë trakte kundër komunizmit.

Presidenti Bamir Topi ka dekoruar sot me Medaljen e Mirënjohjes Hysen Shoshorin, ish i dënuar politik me vdekje gjatë regjimit komunist. Shoshori u bë i njohur për median sidomos për faktin se kryeministri shqiptar, Sali Berisha ndikoi drejtpërdrejtë në dënimin e tij me vdekje.

“Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Hysen Shoshori Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: “Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, për aktet kurajoze dhe angazhimin jetësor në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”,” thuhet në njoftimin e presidencës.

I cilësuar si një nga antikomunistët më i vendosur në gjithë vendet e lindjes, Shoshori për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41.100 trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. I arrestuar gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit, të koduar me emrin “Kafka”, Hysen Shoshori iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e sigurimit.

Shoshori realizoi një rrëfim tronditës, që u censurua fort nga Sali Berisha. Intervista e tij e vitit 2002 u transmetua në emisionin “Xhungël”, para pak kohësh. Ajo ishte realizuar nga bashkëvuajtësi i burgut me Shoshorin, Skënder Tufa.

I pyetur se kush ishte njeriu që dëshmoi kundër tij në gjyq, Shoshori tha: “Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

“M’u kujtua që ky emër, ishte i asaj fizionomie që thoshte për mua “të varet në litar””.

Por edhe personi që realizoi intervistën me Shoshorin, Skënder Tufa, vuajti pas kësaj interviste. Atij iu kurdis një gjyq dhe u rras në burg pas vitit 2005. Tufa deklaroi se gjithçka e kurdisi Agron Kuliçi.

Add new comment