Rama: Imuniteti? Ok. Por lipsen ndryshime të tjera në kushtetutë

Ish bërë ca kohë që Edi Rama nuk kish shkruar një artikull (apo siç e kanë bërë të udhës t’ia quajnë, editorial), dhe këtë të sotmin e ka titulluar “Korrupsionin nuk e mbron imuniteti parlamentar”. Merret vesh se në fokus ka çështjen e ditës, atë të imunitetit parlamentar. Dhe mbron qëndrimin e vet, që mund të përmblidhet në disa pika:
- Nuk jemi vënë në mbrojtje të imunitetit të parlamentarëve; jemi të gatshëm të diskutojmë lidhur me këtë argument.
- Jemi plotësisht dakord të fillojmë me kufizimin e imunitetit.
- Por duhet ta dimë se nuk është imuniteti që i bëhet pengesë luftës kundër korrupsionit.
- Meqënëse do na duhet të fusim duart në kushtetutë, hajde të ulemi shtruar për të riparë dhe ca momente të tjera të diskutueshme të kushtetutës.
Më poshtë Rama i jep përgjigje tezës së Berishës mbi miliarderët e PS-së. “Sot problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit që janë zgjedhur deputetë, po kryeministri dhe ministrat që janë bërë sipërmarrës”, thotë ai.
Dhe në fund, jep arsyet pse duhet një ndërhyrje e plotë në kushtetutë: “Së pari, nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa – copa, edhe në gusht edhe në shtator, sikur po arnojmë me nge mëngët një xhakete të Gabit. Së dyti, nuk mund ta gjejmë konsensusin për ndryshimin e Kushtetutës, në një klimë të ngarkuar me akuza e shpifje ndaj opozitës, që synojnë të krijojnë një perceptim krejt të gabuar se problemi në Shqipëri nuk qenka korrupsioni rrëqethës në qeverisjen e këtyre shtatë vjetëve, po korrupsioni imagjinar i opozitës, që këto shtatë vjet është vjedhur në zgjedhje e është vrarë në protesta. Së treti, ne synojmë dhe kërkojmë që ky debat i rëndësishëm të bëhet me seriozitet e intensitet dhe të mbyllet mundësisht brenda muajit shtator. Jam i bindur se me ndryshimet që propozojmë, i rijapin Shqipërisë shansin e rrezikuar plotësisht për statusin e kandidatit.”
Për ta lexuar të plotë, ndiq linkun: http://edirama.al/fjalime-publike/958-korrupsionin-nuk-e-mbr...
Re.Pu.
Comments
Ik mor baxhelle politike -
<p>Ik mor baxhelle politike - sle gje pathene "jo", "jo" e "jo"....e tani kthen perseri si kurvat.</p><p>Poshte Edi Rama - pa ikjen e ketij debili nga kreu i PS-se nuk ka per te ikur kurre Sali berisha !</p>
Add new comment