Minxhozi dhe “Berisha që ecën vazhdimisht shtegut të pashkelur të bllofit”

Postuar në 21 Korrik, 2012 05:08

Në një shkrim për Shqipin, Skënder Minxhozi ndalet tek një sjellje rutinore e Berishës, dmth tek fakti që ky bën pikërisht atë, për të cilën të tjerët janë të sigurtë se ai nuk ka arsye ta bëjë. Ja çfarë thotë lidhur me këtë argument, teksa debati politik është fokusuar tek çështja e imunitetit: “Edhe një herë më tepër, në këtë rrugëtim të nxituar ku shkel politika e këtij vendi në lidhje me imunitetin, Sali Berisha po i bie nga shtegu i pashkelur i blofit. E ka pasur taktikë të hershme këtë. Shumëkush mendonte në të shkuarën, se ai s’do ta bënte një gjë të caktuar, pasi dëmtonte veten: ai bënte pikërisht atë gjë. Kjo është një sjellje ku bashkohet dinakëria e lindur, me inatin e akumuluar të një pokeristi të vjetër politik. Një përzierje që e ka shtyrë e motivuar rregullisht Sali Berishën në karrierën e tij të gjatë e zhurmëmadhe, që të ndërmarrë rrugën e pashkelur, vendimin kontroversial, sjelljen ekstreme.

Ai po bën fiks të njëjtën gjë edhe sot. Sepse në letër, duket e pashpjegueshme që një qeveri e zhytur deri në fyt në korrupsion, e cila ka shitur ose po shet çfarëdo aseti, pasurie apo rrangullash që i ka mbetur ende në inventar, që lidh marrëveshje totalisht antikombëtare, që nënshkruan kontrata tërësisht të pafavorshme për interesin publik e që jep indulgjenca majtas-djathtas në formë licencash e lejesh gjithfarësh, vetëm për qëllime të vogla të momentit – kjo qeveri pra, nuk do të kishte kurrsesi interes që t’i hiqte vetes imunitetin që ia njeh deri më tani ligji. E pra kjo qeveri, kjo mazhorancë më saktë, bërtet nga mëngjesi në darkë për heqjen e imunitetit, duke shpejtuar të tregojë me gisht “miliarderët” përballë, opozitën, e cila në fakt e ka pësuar pjesërisht nga ana psikologjike, këtë dallgë të papritur e pasionante ndershmërie. E të mendosh se sido që ta marrësh, korrupsionin në një vend e bën qeveria, e jo opozita.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/21/imuniteti-dhe-partia-shtet/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.