Topi, me të lënë ceremoninë, e mban frymën tek FRD-ja

Postuar në 25 Korrik, 2012 04:23

Bamir Topi nuk ka vonuar asnjë sekondë që të zbriste në “fushën e betejës”, sa kohë ajo ishte akoma e nxehtë. Ka vonuar vetëm sa të ndërronte gardërobën formale, për t’i rihyrë jo vetëm formalisht, por edhe faktikisht “zanatit” të vjetër të politikanit protagonist, të cilin Bamir Topi e ka perifrazuar me një term futbollistik: “Kam luajtur gjithnjë në mesin e fushës”. Dhe si një playmaker, ish-presidenti ka lëshuar përgjigjen flakë për flakë ndaj rivalit të tij, Sali Berisha. Menjëherë sapo ka lënë Presidencën, në një darkë jo formale, Topi është mbledhur me pesë ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe dy ish-ministra për të nisur misionin e ri në krye të Frymës së Re Demokratike. Mbrëmë në orën 20.30, ish-presidenti Topi, në një nga restorantet në zonën e Parkut Kombëtar, pranë Fakultetit Histori-Filologji, ka darkuar së bashku me një grup të madh politikanësh, por edhe miq të tij dhe pjesëtarë të stafit presidencial. I shoqëruar nga bashkëshortja, zoti Topi ka mbërritur i fundit duke pasur menjëherë vëmendjen e mediave. Pasi përveç hyrjes së Nishanit në Presidencë, darka e Topit ishte lajmi tjetër për ditën e djeshme. Në takim ishin prezentë kryetari i Komisionit Nismëtar të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, ish-deputet i PD dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Aleksandër Biberaj, drejtues i FRD dhe ish-deputet i PD-së, Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-deputet i PD-së, Sali Shehu, ish-deputet i PD-së, Sami Gjergji, ish-deputet i PD-së. Nuk mungonte dhe një nga ish-drejtuesit e PD-së për Tiranën, Sajmir Shehri, sot njeriu që drejton organizimin e FRD në kryeqytet. Në takim ndodheshin dhe pjesëtarë të stafit të tij presidencial, por dhe miq personalë të ish-presidentit. Bamir Topi ka startuar pa humbur kohë rrugën e re politike tashmë në krye të një partie që synon të hyjë fuqishëm në Parlament, duke kërkuar vota vetëm te simpatizantët e së djathtës shqiptare, duke mbajtur një profil jo të ashpër polemik, por duke synuar komunikimin e qetë.

Ylli Pata, Shqip

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Dhe thoni  po deshet qe Bamiri nuk eshte cun serioz!

Submitted by Arbereshi (not verified) on

21 te shtena topi per "dasmen" ne mes te bulevardit."Dhendrin" e ri se mbajne kembet.E cfare i duhen kembet?Ai paterice do te jete,per te mbajtur ne kembe tjeter kend! Dinte te lexonte fjalimin e diktuar;premtime me hasana a bam-bam-bam! Lum si ne, e lum si ti, Shqiperi me "president' te ri!

Dhendri i ri ta gezoje kolltukun,por si zotin e nisen ate te vjetrin,"horrin e bulevardit" pa a lene te belbezoje as edhe nje fjale te vetme ne ikje. Nuk e lane t'i dilte nga sqepi as edhe ajo "kenga e fundit e mjelmes",qe sic thuhet kendon vetem nje here kur po i shuhet shpirti! Nejse, duket e lane ta mbylle me "heshtjen" e tij stoike, me te cilen u mburr per 5 vjet rresht se "i sherbente" ne te mire te popullit! Mire zeza thuaj! Ai nuk e hapi sqepin kur populli i tij i shume vuajtur i ankohej nen zgjedhen e shtypjes dhe shfrytezimit, varferise dhe skamjes se tejskajeshme , nga vjedhjet a pandalura te mafies dhe korrupsionit,nga inpuniteti i krimineleve dhe hajnise se shkalles me te larte ne qeveri,parlament,gjykata e kryesi komunash dhe njesishe shtetrore, e kudo gjetke. Taktika e tij e heshtjes u pa qarte ndaj vrasjeve makabre si ato te Gerdecit apo 21 janarit,neper miniera e permbytje;kur shqiptaret vriteshin me njeri tjetrin per pronat,ujin dhe nderin;heshti per 5 vjet per vellavrasjet e gjakmarrjen ne te gjithe Shqiperine.Mbajti heshtje per korrupsionin dhe inpunitetin nga gjykatat ,te cilat sipas shembullit te ketij Kryetari te KLD-se mbanin edhe ata heshtje apo mbyllnin gojen, me parate nden dore, per shkeljen flagrante te ligjeve mbi zgjedhjet apo krimet e renda,per vjedhjet me bllok ne dore, me ze e figure, te qeveritareve te larte dhe miqve te tyre biznesmene e avoketer apo nga firmat e huaja mafioze,per vjedhjen e pronave private e ato shtetore. "Heshtje" mbajti edhe kur e perfolen publikisht si "horr i bulevardit" dhe e shane me liber shtepie nga te gjithe ata pushtetare e deputete partiake,qe e kishin vene ne ate post te larte me nje mije e nje manovrime e blerje votash te peshtira!

Po perse mund te mburret ky president ne fund te fundit? Ah,po, per ato mijra kilometra fluturime komode me avion ne dhjetra shtete te botes. gjate te cilave beri "nje vere ne uje" per popullin dhe vendin e tij; udhetoi e udhetoi i varfri pa lodhje deri diten e fundit te madatit kur perfundoi,per turp te botes, si "peng" per ore e ore te tera, ne mes te detit Adriatik,pra ne prag te shtepise,ne tragetin e vjeter e te prishur te linjes.

Po,te mos ia hajme hakun,ka edhe nje arritje tjeter: numrin rekord te dekorimeve te dhena per te gjalle e per te vdekur,me ose pa merite, te urdherave e medaljeve me te larta kombetare,duke ua ulur aq shume vleren  ketyre titujve te larte te kombit tone. Te kish qendruar edhe ca se mbase edhe ne fakiret,pensionistet me 13 mije leke,mund te na vinte rradha te merrnim edhe ne ndonje dekorate a medalje,per ta varur ne gjoks,jo ne ditet e festat tona te shenuara kombetare,por ne diten qe mbajme rradhe me ore te tera para qendrave te shperndarjes se pensioneve te ngritura "aq larte" sa na e ka zili e gjithe bota perendimore!

Ka bere edhe ndere e hatare: ka autorizuar dhenien e kombesise apo te shtetesise shqiptare me mijra bashkatdhetareve jashte dhe sidomos nje numri te madh shqiptaresh nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i zi, gje qe ka vene ne alarm organet perkatese te BE ,e cila po kercenon se do t'u mbylle perseri deren gjithe shqiptareve per shkak te rritjes se azilkerkuesve nga ata dhe nga vete Shqiperia.

Po vertete, ka marre guximin t'i kundervihet qeverise duke kundershtuar disa projekt-ligje apo per emrime ambasadoresh dhe gjykatesish, por edhe ato kundershtime ia kane hedhur ne kosh qeveria dhe shumica parlamentare.

Ja dhe fundi erdhi e perzune(nuk e rizgjodhen) pa e lene te flase edhe nje fjale por vetem te degjoje 21 te shtenat me top dhe fjalimin e presidentit te ri,me te cilin e zevendesuan aq kollaj! Po tani? Karta tjeter: partia e re politike.Ate e nxorren nga dera e madhe e ky don te hyje perseri nga dritarja e te ulet ne trapezat e pazarlleqeve per pushtet e sundim.Nje keshille miku: lere me mire me aq;gezo ate pensionin e larte dhe permbaju heshtjes tende! Sot, askush nuk besoj se don te te degjoje.Lerua punet e partise te tjereve,atyre qe do te tregohen vertete burra e trima!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.