Plaku i Përmarkajve: Dua të pi kafen e ngushëllimit tek Markajt

Gjin Përmarkaj, i ati i autorëve të krimit të kryer më 29 qershor të këtij viti në Pukë, ku mbetën të vrarë vëllezërit Markaj (kemi shkruar për këtë në respublica), ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare. “Kam pësuar një tronditje të madhe, dhe kam qarë pa fund”, thotë ai, duke rrëfyer momentin e parë, në të cilin u informua mbi atë që kishin bërë djemtë e tij. Këtyre të fundit, u dërgon apelin “të vetdorëzohen sa më parë të jetë e mundur; dënimi për ta do të jetë i pashmangshëm, prandaj duhet të vetdorëzohen”. Si ndiheni pas kësaj masakre?, e pyet gazetari Armit Mehaj. “Prej asaj dite, jeta ime ka ndryshuar; ndihem i fyer, ndjej keqardhje për jetët e humbura, dhe për të plagosurit”, thotë Përmarkaj, dhe këtu gjen rast t’u përcjellë një mesazh publik Markajve: “Unë u kërkoj atyre të më japin lejen, që unë të shkoj tek ta e të pi kafen e ngushëllimit, siç e kemi zakon ne malsorët.... Ngjarja është e rëndë, por ka vend për bisedime. Nuk është mirë të shkojmë më tej”.
E.G.
Add new comment