"Nëse ajo që kam dëgjuar është e vërtetë, Imami ka kryer një krim baras me terrorin"

I pyetur për akuzat për përgjim të opozitës me aparatura të blera nga Ministria e Mbrojtjes, në një intervistë në Shekullin e sotëm, Ngjela thotë:
"…Nëse ajo që kam dëgjuar është e vërtetë, Imami ka kryer një krim, për të cilin, herët a vonë do të përgjigjet, sepse ky lloj krimi nuk parashkruhet, se është i barabartë me terrorin. Jam i bindur se në këtë krim Imamin e ka hedhur Saliu; por kjo nuk mjafton. Unë mendoj se Saliu e ka bërë pa e pyetur fare Imamin. Nëse është kështu, dhe Imami e denoncon me prova, kuptohet se Imami vetë hyn në historinë pozitive të demokracisë shqiptare si figurë. Në të kundërt, mund të hyjë në këtë histori si i pandehur. E ka në dorë për të zgjedhur… "
Më pas në përgjigje të pyetjes "Mendoni se institucioni i opozitës funksionon si duhet në Shqipëri? Si e shpjegoni një lloj ftohtësie mes opinionit publik dhe denoncimeve të PS-së" – Ngjela thotë:
"…Ju keni të drejtë, por opozita nuk ka drejtim. Është lëshuar në mëshirë të fatit. Populli është më përpara se opozita në theksin e vet opozitar; dhe kjo sjell dëme të mëdha në demokraci. Në fakt, sa herë që shoqëritë kanë pasur degradim opozitar, gjendjet kanë degraduar në anarki spontane. Por le të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet…"
Ngjela përmend dhe "jurinë amerikane" si shembull për të thënë që drejtësia është "pronë" e komunitetit. "…Duhet të kuptohemi për një gjë që ende nuk dihet në Shqipërinë leniniste: drejtësia ka sens komun, dhe jo sens profesional. Juria amerikane na i ka mësuar të gjithëve këtë. Ne na duhen gjyqtarë të ndershëm, të cilët do t’i paguajmë shumë mirë, por që do të na japin drejtësi dhe do të qetësojnë shpirtin e revoltuar të popullit. Duhet të kuptohemi edhe për një gjë: ndershmëria paguhet…" (A.N.)
Comments
Ngjela eshte jo vetem
<p>Ngjela eshte jo vetem konceptual ne shikimin dhe analizen e realitetit, por ai eshte nje lloj mendimtari iluminist (ndricues). Shprehja " Ndershmeria paguhet" duhet te hyje ne fondin e arte te thenieve ose te atyre pak thenieve iluministe te formuluara ne nje vend, ku te gjithe llomotisin pa fund (politikanet ne televizion dhe qytetaret neper kafene) dhe askush nuk arrin ne asnje perfundim.</p><p>Sa per opoziten do te thosha se jo se eshte lene pa udheheqje, por se udheheqja aktuale eshte naive: ky lidership i PS-se nuk e ka te qarte se cfare barre te jashtezakonshme ka marre mbi supe. Te mundesh Sali Berishen nuk eshte po aq e lehte sa te shtrosh rruge me parate e buxhetit apo te donatoreve...</p>
Ngjela gjithmone flet kodra
<p>Ngjela gjithmone flet kodra mbas bregut................te gjitha sa flet i ka brockulla qe dikush ne perendim do e merrte si psikopat dhe me keto qe shpreh lart apo poshte eshte psikopat.....</p>
Cila fjale eshte brockull ?
Cila fjale eshte brockull ? Cila fraze eshte koder mbas bregut ? Perendimi i kamzes eshte bathorja......
Do zoti që i ka llënë
<p>Do zoti që i ka llënë Shqipërisë njër të tillë që me të vërtetë mendon për ketë popull e po të jeshë nga bathorja vërtet nuk e kupton</p>
Add new comment