Fakte mbi Ali Podrimjen nga një fjalë e Visar Zhitit

Në të përditshmen shqiptarja.com është publikuar fjala që Visar Zhiti ka mbajtur më 1 gusht në përkujtimoren “Gjithmonë Ali Podrimja”, në Teatrin e Operas e të Baletit. Është një fjalë e ndjerë e një miku për një mik që ikën papritur e përgjithmonë. Por aty ka dhe do fakte jo fort të njohura mbi Ali Podrimjen, të cilat më poshtë po i japim gërmë për gërmë, të marra nga kjo fjalë e Zhitit:
- Teksa po hidhnim grushtat me dhé në varrin e porsahapur, kori i burrave të Gjakovës, ku ka lindur poeti ynë, këndoi pikëllueshëm një elegji qiellore, shqiptare e gjitha [shtypi shqiptar nuk ka folur për këtë detaj; ndërsa Zhiti nuk sqaron se ç’është ky kor i burrave të Gjakovës, dhe për ç’elegji bëhet fjalë].
- Poeti Podrimja ishte shuar befas në Francë, buzë një pylli, e kishte ndër duar ca fije bari e gjethe….
- Podrimja ka shkruar himnin e UÇK-së.
- E pashë së pari në Gostivar, njëzet vjet më pare … [ku] vizituam [edhe] një tempull feje. Arkitekturë moderne. “Ani, bukur fort, ta gëzoni, tani të bëni edhe një bibliotekë kështu”, u tha Ali Podrimja …
- Sa herë bujtte në Tiranë …. fare thjesht, çiltër fare, kërkonte të ndalej në zyrën e [Sali] Berishës. “A ke lënë takim, baca Ali?”, e pyesja. “Jo, pse bre, më pret mua ai, jemi miq, dua ta përshëndes”.
Re.Pu.
Comments
Me ka ardhe shume keq per Ali
<p><strong>Me ka ardhe shume keq per Ali Podrimen. </strong>Nuk jam plotesisht i bindun per spjegimet rreth arsyeve te vdekjes se tij.</p>
"Jo, pse bre, më pret mua ai,
<p>"Jo, pse bre, më pret mua ai, jemi miq, dua ta përshëndes”. ......... E kishte fjalen per Belulin.</p><p>Deri ketu? Kurre mos qofte e thene qe te gjithe poetet e Botes dhe te cdo kohe paskan marre vrundull dhe frymezim nga bythlepiirja e sunduesve te vendeve te tyre. Pse ma prishet imazhin e mrekullueshem per poetin Ali Podirimja? Pse paskeni perdorur ate fraze poshteruese? Dikur nga frika (o frikacaker te qelbut) po sot? Sot eshte e drejta jone te themi c'te duam. Po kur te nderrohen pushtetet? Atehere prape eshte e drejta jone te themi cte duam. Po pse keshtu do ta mbuloni friken tuaj, frike e nje skote te prishur e te thartuar si dhalle ne mes te vapes? Frikacake te perjetshem dhe vomje te mbuluara me materiale baltoze!</p>
Add new comment