Arbën Xhaferri është në gjendje të rëndë shëndetësore

Postuar në 09 Gusht, 2012 06:25

Pak pas mesditës së sotme, një numër sitesh e agjencish të informacionit në botën shqiptare kanë dhënë lajmin se Arbën Xhaferri, prej kohësh i sëmurë me Parkinson, është gjetur në banesën e e vet në gjendje kome. Është gjetur sot në orët e para të mëngjesit (nuk jepen detaje të tjera) në banesën e vet në Tetovë, dhe prej andej e kanë çuar në spitalin klinik të Shkupit. Sipas balkaneeb-it, “lajmi është konfirmuar për televizionin Nees 24 nga zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare në Shkup Agon Ferati, i cili ka theksuar se Xhaferi ndodhet në gjendje të rëndë pas një goditje cerebrale”.

Sëmundja e parkinsonit, nga e cila vuan prej vitesh, është bërë shkak që ai t’i ikë politikës në terren, por kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë aktive në fushën e shkëmbimit të ideve; ai është shumë i pranishëm me shkrime e sprova në debatet mediatike mbi çështje të kulturës apo të politikës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by gjenedhiza (not verified) on

<p>sherim te shpejte per nje personazh magnetik dhe nje nga mendjet me te hapura e virtuoze te mendimit politik shqipetar &nbsp;e me shume se aq...respekte &nbsp;zoti xhaferri</p>

Submitted by kosovari (not verified) on

<p>Sherim te shpejte mendimtarit te vetem politik nga keta brezat e rinje tregtare ne politike.</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>eshte nje lajm i keq per te gjithe shqiptaret dh shpresojme qe Zoti ta ndihmoje dhe te sherohet sa me shpejt. Arbën Xhaferi eshte nje nder personalitetet me te medha shqiptare te ketyre 66 vjeteve te fundit dhe mencuria dhe urtesia e tij kane kohe qe po na mungoje si pasoje e shendetetit te tij te renduar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.