Berishës po i ecin gjërat sipas planit: bie Shaqiri, ngrihet Ajazi Lika

Postuar në 09 Gusht, 2012 09:00

Nishani, siç pritej e siç e kish paralajmëruar ai vetë në javët para betimit presidencial, noterizon pa bërë fjalë vendimin presidencial të lirimit nga detyra të kreut të SHISH-it, Bahri Shaqiri, dhe të emërimit në vend të tij të Visho Ajazi Likës. Asnjë gazetë nuk ka zhbiriluar mbi këtë emër me tri gjymtyrë, gjë jo fort e zakontë në Shqipëri; dikush që nuk e njeh mund ta marrë për grua me mbiemrin e vet ‘Lika’ dhe me mbiemrin e burrit ‘Ajazi’.

Në biografinë e kreut të ri të SHISH-it (bërë me hollësi nga Mero Baze që i njeh mirë kthinat e PD-së), bie në sy që “ka qenë ish-pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që ka hyrë në SHIK pas emërimit në krye të tij të Bashkim Gazidedes; ka kryesuar për pesë vite Drejtorinë e Kundërzbulimit të Huaj, ose siç njihej ndryshe drejtorinë që ishte e vendosur në katin e katërt të Ministrisë së Jashtme; pas arratisjes së Bashkim Gazidedes në prill 1997, ka kryesuar de facto SHIK-un derisa u punësua si nëpunës i PD-së në sektorin e jashtëm pranë Berishës së rikthyer në zyrat e PD-së; pas disa muajsh u largua si emigrant politik në Kanada. U rikthye në Shqipëri në vitin 2005 dhe u punësua si këshilltar pranë kryeministrit dhe së fundmi si zëvendësministër i Ministrisë së Inovacionit e Teknologjisë së Informacionit”.

Në të gjitha agjencitë e informacionit ishte botuar e njëjta foto e tij (është fotoja që shoqëron dhe këtë shënim timin), ku dukej një mesoburrë me pamje të ndrojtur e të pasigurtë.

M.N.

Comments

Submitted by Anxhelo (not verified) on

Asgje e papritur ne kete lajm. Do ishte shume e mirepritur qe opozita te dilte me nje qendrim te hapur te saj kunder ketij pushtimi te institucionit te SHISH nga ana e qeverise dhe partise shtet sesa te dilnin ne koferenca per referendumin. Berisha po realizon ne menyre "ligjore" pushtimin e cdo institucioni "te pavarur" dhe kjo eshte ekstremisht e rrezikshme dhe shume e rende. Duhet te presim dhe reagimin e KE dhe Departamentit te Shtetit per kete implementim diktature dhe vdekjen e institucioneve te pavarura ne Shqiperi.

Submitted by Protestanti (not verified) on

Kreu i SHISH u nderrua sepse kishte 7 vjet ne ate institucion. Ai qe thote: "Berisha uzurpoi insitucionet eshte ose nje Pellazg ose ja ka bere Rama mendjen dhalle me lepur ne bark. Mjafton te shikosh se nga kush vijne ankesat dhe zbulon lepurin ku fle. FRD-ja e Topit, Vartesi i Topit Spahiu dhe Rama. Ju kujtohet 21 janari dhe grupi i pucit "na bashkoi interesi per sundim"?

Bedriu, atekohe ai u propozua nga Kryeministri Nano (ish-funksionar i larte nen Ramiz Aline dhe ish-komunisti qe u be themeluesi i Partise Ramiste te sotme) dhe u dekredua nga Presidenti qe ndertoi bunkeret e Shqiperise ne kohen e Enver Hoxhes.

Ka edhe nga ata qe thone: Pse nuk pyeti USA? Atyre ju bej nje pyetje une: 1)- Ju pyet USA juve se ke ve ne krye te CIA-s? 2)- Shqiperia eshte vend i pavarur apo koloni e nderkombetarve? 3)- Shqiperia eshte ne Nato sepse kemi nje Bedri apo jemi ne Nato sepse kemi interesin tone dhe te tjeret kane interesin e tyre? Nuk ka me besim te Shqiperia se iku Bedria? Absurd!

Absurd eshte edhe sulmi qe i behet nje Kryeministri e Presidenti vetem e vetem sepse ben punen e tije politike e ligjore. Mos keni frike u lepuj qe ju ka zene frika per mekatet e juaja, Diktatura apo Autokracia nuk behen kurre kur respekton ligjin e nje shteti demokratik!

Submitted by dritan (not verified) on

Bahri Shaqiri eshte emeruar ne ate institucion para 8 vjetesh nga Fatos Nano dhe ka percjelle tre kryeministra (1 nano 2 here Berisha) !!! Mos pretendoni gje qe te vdese ne ate post madje edhe ta trashegoje ????

Nese ka punuar mire i lumte. Suksese te riut te emeruar ne rruge ligjore dhe kushtetuese !

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Berisha zgjodhi Presidentin qe ia dha ne tave Rama ne 2008 dhe per pasoje do te marre cdo gje qe ka mundesi te marre ashtu sic fantazonte Rama te merrte ne 2008 per 2009 kur e rrente mendja se do fitonte zgjedhet me byckat e G99 dhe jo me LSI. Rama e humbi shansin me Nanon si ne 2008 ashtu edhe ne 2012, apo me Zaganjorin. Rama dhe Berisha korrin ate qe mbjellin bashke por me nje ndryshim qe me kujton nje perralle te vjeter: NJERIU dhe ARIU vendosin te lene menjane merite dhe te luftonin urine se bashku duke mbjelle ne are. Dhe pakti ishte qe Ariu te merrte ate qe ishte mbi toke dhe Njeriu te merrte ate qe ishte nen toke. Keshtu Njeriu me "naivitet" i propozon te mbjellin patate;-) Kaloi viti dhe Njeriu mori patatet dhe Ariu gjethet dhe kercejte;-) U nxeh Ariu por cte bente, kishte rene vete dakort;-) Atehere me nerv te madh i kerkoi Njeriut qe kete here Ariu te merrte ate qe ishte nen toke dhe Njeriu me shume "zemergjeresi" i tha pa problem vetem se kete here do te mbjellim Kastraveca dhe Patellxhana ;-) Dhe Ariu pranoi dhe keshtu vate puna e tyre dhe e Berishes me Ramen;-) Berisha ka 7 vjet qe merr ate qe do ndersa Rames i mbeten ose gjethet e Lazaratit ose rrenjet kastravecit;-pppp Rama ka kohe te ciceroje ne Twiter deri ne Nentor kur Prokurori i ri te zgjidhet sipas formules kushtetuese te Rames ashtu sic u zgjodh Presidenti, sic u zgjodh Kryetari i SHIK, sic u zgjodh N.Kryetari i KLD, sic do zgjidhen gjithe gjykatesit te cilet Rama aspironte ti zgjidhte vete nga radhet e Bllokut, Soros dhe spiunet e sigurimit;-) Tani Rama te beje bla bla sa te doje, Berisha i ben ato qe thote, kurse Rama i deshiron por smundet se eshte nje koqe gomari;-)

p.s. Une kam qene nje nder protestuesit aktiv te 2008 kunder ndryshimeve kushtetuese dhe kam shkruar ne ate kohe! Tani bejini shurren baces se PS dhe mos harroni: CIU CIU CIU ;-P

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

ky e ka pas emrin Vishinsk, pastaj e beri Visho...

Submitted by halogen oven (not verified) on

hgp006jz1

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.