Kinë: 67 vjeçarja blen një kukull seksi për të vënë nën kontroll trafikun e zhurmshëm

Është kineze. Quhet Lin Chen, 67 vjeç. Banon pranë një rruge të zhurmshme, ku kalojnë me shpejtësi makina e motoçikleta, shpesh edhe duke mos respektuar sinjalet e semaforëve atypari. Kjo gjë i ka krijuar aq shumë bezdi e stress, sa ka shkuar të ankohet në polici. Por pa dobi. Policia e ka marrë, me sa duket, për një trill e tekë senile. “Si i bëhet tani?”, duhet të ketë pyetur veten Lin Chen. Dhe në tru i ka lindur një ide jo e zakontë. Ka blerë një manekine femër, e ka veshur atë sexy, dmth e ka lënë pothuaj zhveshur (shiheni në foto), në mënyrë që ajo të ngjajë me një vajzë libertine në rrugë. Pse? “Sepse kështu të gjithë burrat në mënyrë instiktive do vënë këmbët tek frenat, do të ngadalësojnë shpejtësinë, do të bëjnë më pak zhurmë, e nuk do të rrezikojnë as jetën e tyre”, ka qenë përgjigja e saj.
Re.Pu.
Comments
Mos filloni me keto lajme
<p>Mos filloni me keto lajme koti edhe ju se jeni mire kshu! Pastaj do shohim komente gjysem analfabetesh ketu se ato njerez i kane qejf keto "lajme".</p>
shume lajm interesant. mezi
<p>shume lajm interesant. mezi presim ndodhi te tilla</p>
Wow! ky eshte lajm! Bravo
<p>Wow! ky eshte lajm! Bravo ResPublica!</p>
Add new comment