Vasilika Hysi: Ja pse nuk mund të ketë referendum për imunitetet

Postuar në 09 Gusht, 2012 11:48

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, deputetja e opozitës Vasilika Hysi komenton dhe idenë e PD-së për një referendum lidhur me imunitetin parlamentar. Dhe shpjegon pamundësinë kushtetutese të tij: “Kushtetuta rregullon çështjen e referendumit në disa nene (neni 150, 151, dhe 152) dhe 177. Në nenin 150 të Kushtetutës parashikohet e drejta e popullit mes 50 mijë shtetasve të kërkojë referendum për shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë. Po kështu, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. Këto janë parimet bazë të zhvillimit të një referendumi për çështje që nuk kanë të bëjnë me rishikimin e kushtetutës. Kur është fjala për rishikimin e Kushtetutës mes referendumit, rregullat përcaktohen në nenin 177 të Kushtetutës. Sipas nenin 177, pika 4, projekt-amendamentet kushtetuese mund të votohen me referendum, kur vendoset nga dy të tretat e gjithë deputeteve të Kuvendit.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leno (not verified) on

<p>Mire kete e kuptuam, po ate referndumin per detin pse e hoqen nga lista keta te PS? E shpjegoi zonja kete? Po ju te RP pse nuk e pasqyroni ate lloj zbythje te atyre qe kane folur para Vasilikes, si Xhafaj apo Mimi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.