Nazarko: Berisha e komprometoi presidencën shumë shpejt

Postuar në 10 Gusht, 2012 07:00

Në një shkrim të vetin me titull “Pikëpyetje të frikshme”, Mentor Nazarko numëronte arsyet pse Berisha e bëri tani zëvendësimin e Bahri Shaqirit me Visho Ajazin. Dhe një arsye ish më interesante se të tjerat. Ja ç’thosh Nazarko në këtë shkrim: “Ky veprim është zgjedhur të bëhet në muajin e parë të mandatit presidencial të Bujar Nishanit. Në këtë ngut të Kryeministrit për ta detyruar Presidentin të firmosë një akt kaq të rëndësishëm, ka shumëçka që nuk mban erë të mirë. Në këtë akt të dyshes në krye të shtetit ka vullnet kryeministror për ta kompromentuar që në fillim Presidentin si njeri në shërbim tërësor të kreut të Ekzekutivit. Pra në këtë akt kaq të shpejtë ka mungesë tërësore skrupujsh për të ruajtur imazhin e Presidentit. Në këtë akt të ngutshëm ka përsëritje të një precedenti të vendosur me shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, të realizuar gjithashtu që në muajin e parë të mandatit të Presidentit Topi. Përsëritja e disa elementeve në këto dy shkarkime ngjan se është pasojë e një frike të Kryeministrit se mos presidentët ndërrojnë mendje pas përpunimit të tyre nga ana e ndërkombëtarëve apo pas ndërgjegjësimit të tyre për të treguar pavarësi në funksionimin e institucionit të kryetarit të shtetit. Me këtë akt të dyshes në krye të shtetit nuk kemi asnjë drojë prej tyre se po vërtetohen pandehmat e opozitës, të një pjese të opinionit publik, se vendi po shkon drejt një modeli të frikshëm funksionimi, siç ishte ai i Shqipërisë më 1992-1997.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.