Andrea Stefani versus Fatos Lubonja

Postuar në 10 Gusht, 2012 04:34

Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për Zëri e Amerikës ku, sipas Andrea Stefanit, bëhet shpërndarja e fajeve mes maxhorancës dhe opozitës. Është një tezë që Stefanit nuk i rri mirë, dhe këtu gjen rast ta thotë të vetën, sidomos lidhur me frazën e Lubonjës, se “klasa politike gjatë këtyre 20 vjetëve dhe mazhoranca gjatë këtyre 8 vjetëve në pushtet nuk kanë rrëfyer ndonjë vullnet për të luftuar korrupsionin; përkundrazi, ata janë protagonistët kryesorë të korrupsionit në Shqipëri”. Përgjigja e Stefanit është: “Nuk mund të mos pyesësh: Përse kur është koha për t’u ndalur te fakti evident që Sali Berisha [ka shtuar] një korrupsion edhe më të madh në kurriz të Shqipërisë, analiza shtrihet edhe në përgjegjësinë e klasës politike të këtyre 20 viteve?  Kuptohet pa vështirësi se përfshirja e ‘klasës politike të 20 vjetëve’ në ligjërim, është bërë me qëllim që të arrihet te përemri ‘Ata’.”

Më poshtë citohet Lubonja të ketë thënë: “Mazhoranca fare mirë mund t’i miratojë këto kërkesa me 3/5, të heqim imunitetin dhe të hyjmë në BE. Mendimi im është që opozita e bën këtë kërkesë për ta shtyrë edhe ca kohë këtë temë për të parë si do të bëhet situata, sepse ndihet e pasigurt. Nga ana tjetër mazhoranca ka frikë se opozita me 3/5 kërkon të bllokojë dhe do të sjellë bllokime të reja si më parë”. Dhe pas kësaj Stefani arsyeton: “E kemi vështirë ta kuptojmë logjikën e këtij ligjërimi dhe aq më tepër se ku është faji i opozitës. Opozita ka bërë disa kërkesa të drejta që po të merreshin parasysh do ndihmonin në pavarësinë e gjyqësorit. Prandaj mazhoranca duhet t’i miratonte nëse vërtet donte të luftonte korrupsionin dhe të vendoste shtetin ligjor, premisa këto për integrim me BE. Ajo nuk e bën këtë dhe prandaj është fajtore. Po faji i opozitës ku është? Mos që ka bërë këto kërkesa të drejta? Jo, faji i opozitës na qenkësha se ajo ‘e bën këtë kërkesë për ta shtyrë edhe ca kohë këtë temë për të parë si do bëhet situata, sepse ndihet e pasigurt’. Me demek opozita ka bërë disa kërkesa të drejta, por me dinakërinë ‘për ta shtyrë edhe ca kohë këtë temë’. Po ku e di opozita se mund ‘ta shtyjë edhe ca kohë’? Garanci për këtë është vullneti i mazhorancës për të mos luftuar korrupsionin. Pra, opozita qenka fajtore, sepse ka bërë disa kërkesa të drejta e bindur se mazhoranca nuk do t’i miratojë. Çfarë dinakërie e stërholluar qenka kjo e opozitës! Ndërkaq, Lubonja nuk mënon t’i japë edhe mazhorancës një farë të drejte në mosmiratimin e kërkesave të drejta të opozitës sepse, sipas tij, mazhoranca mund ta bënte këtë lëshim, por “ka frikë se opozita me 3/5 kërkon të bllokojë dhe do sjellë bllokime të reja si më parë”. Po si ka mundësi që disa kërkesa të drejta të çojnë në bllokim? Nuk ka asnjë mundësi. Është e qartë se në bllokim nuk të çon kërkesa e drejtë e opozitës për zgjedhjen e gjykatësve apo kryeprokurorit me 3/5-tat, por frika e mazhorancës berishiste nga krijimi i pushtetit të pavarur të drejtësisë.”

Për të krijuar një ide të plotë, intervistën Lubonjës mund të ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/08/06/lubonja-imuniteti-eshte-nje-zhurme-qe-ka-me-shume-lidhje-me-aktorin-nderkombetar/; ndërsa shkrimin e Stefanit në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/10/pse-eshte-keq-te-barazosh-opoziten-me-pushtetin/

Re.Pu.

Comments

Submitted by I-liri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne vazhden e analizes te Stefanit, do ti beja nje pyetje, Lubonjes.</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne na eshte dhene nje shtepi luksoze dhe para se te hyjme, na jane vene disa kushte. Duhet te jemi te lare e te paster, te sjellshem e jo sherrxhinj qe prishim shkallen dhe ashensorin dhe thyejme xhamat e fqinjeve. Duhet te jemi edhe te edukuar, le pastaj te mos kemi ndonje femije qe hyn dhe vjedh ku te munde. Celsat i kane te tjeret.</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; He Lubonja, ne e meritojme te hyjme ne kete shtepi ? Sipas teje e meritojme. Na jane dhene te gjitha celsat, mirepo duhet edhe nje celes qe e ka opozita dhe nuk e leshon.</p><p>&nbsp;&nbsp; Po te jete keshtu ne e shqyjme deren, por edhe opoziten...!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.